By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës ajrore për të sulmuar Iranin
June 13, 2025
WSJ: Operacioni i Izraelit kundër Iranit pritet të zgjasë 14 ditë
June 13, 2025
Ukraina nuk është e interesuar për negociata me Rusinë pa diskutuar një armëpushim
June 13, 2025
KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale
June 13, 2025
`Poetët e Simfonisë` takohen në edicionin e tretë poetik
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!
Lajme

KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 4:50 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, ka ndjekur me shqetësim të thellë publikimet e ditëve të fundit në media për dy raste të rënda të dhunës seksuale ndaj dy vajzave të mitura.

KOMF konstaton se këto raste janë shprehje e neglizhimit ndër vite dhe mosveprimit të duhur të institucioneve në parandalimin e këtyre sulmeve dhe abuzimeve, e performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të veprave kundër integritetit seksual, si dhe e kulturës së mos ndëshkimit të merituar të kryerësve të veprave të krimeve seksuale kundrejt fëmijëve.

Kjo gjendje shoqëruar edhe me apatinë institucionale në themelimin e shërbimeve thelbësore për fuqizimin e familjeve dhe parandalimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, ka stimuluar një mjedis social të pasigurt e të rrezikshëm, ku raste të tilla të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve sikurse dhunimi, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, vazhdojnë të rriten.

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve ka pasoja shkatërruese dhe afatgjata për mirëqenien emocionale, psikologjike dhe fizike të tyre. Ajo e dëmton zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, shpesh duke shkaktuar trauma të rënda, ankth, depresion dhe probleme me besimin në vete e tek të tjerët. Viktimat mund të kenë vështirësi me vetëvlerësimin, të kenë probleme në krijimin e marrëdhënieve dhe të përballen me vështirësi në mjedisin shkollor dhe social. Pasojat e abuzimit seksual i cili është edhe forma më e rëndë e abuzimit, lënë gjurmë të të mëdha në jetën e fëmijës.

KOMF kërkon:

Themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe të programeve parandaluese për adresimin e abuzimit seksual të fëmijëve;

Themelimin e linjës telefonike falas për mbrojtjen e fëmijës, i paraparë në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, për të rritur raportimin e rasteve të dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe trafikimit të fëmijëve;

Ofrimin urgjent të trajtimit të specializuar dhe mbrojtjes adekuate për të gjithë fëmijët, viktima  të ngacmimit apo abuzimit seksual;

Inspektimin e trajtimit nga institucionet shtetërore të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, përfshirë trajtimin e kryesve të veprave penale që kanë të bëjnë me dhunë seksuale, gjatë pesë viteve të fundit;

Ashpërsimin e dënimeve që shqiptohen ndaj kryerësve të veprave penale kundër integritetit seksual brenda limiteve të përcaktuara me Kodin Penal;

Krijimin e databazës së personave të dënuar për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijëve dhe rrjedhimisht ndalimin e qasjes së tyre tek fëmijët, sipas modeleve ekzistuese në hapësirën Evropiane, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës;

Përgjegjësi penale nga të gjithë profesionistët e mandatuar për mbrojtje të fëmijës, në rast dështimi gjatë ushtrimit të obligimit ligjor për trajtimin efikas të këtyre rasteve;

Intensifikimin e trajnimeve mbi edukimin seksual dhe parandalimin e dhunës seksuale përmes procesit mësimor në shkolla, për të fuqizuar rolin e shkollës në parandalimin e kësaj dukurie.

Presim veprimet urgjente dhe konkrete të institucioneve për trajtimin e këtyre rasteve dhe shprehim gatishmërinë tonë si Koalicion, për të mbështetur këtë proces, për të garantuar jetë të sigurtë dhe të shëndetshme për të gjithë fëmijët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Dita e Çlirimit të Suharekës, Haradinaj: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Osmani takon kryeministrin japonez, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

TAGGED: #Fëmijët, #KOMF
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pioli: Keqardhje që nuk e fituam ndeshjen

Kosova Times Kosova Times January 28, 2024
Spasovski: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia
Finlanda mund të mbyllë pikat kufitare me Rusinë të enjten
Gjashtë të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Bejrut
Zbulohen tetë “shtëpi bari” në Angli, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?