By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagime të ashpra ndaj abuzimit mediatik të viktimave të dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagime të ashpra ndaj abuzimit mediatik të viktimave të dhunës në familje
Lajme

Reagime të ashpra ndaj abuzimit mediatik të viktimave të dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 5:56 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar lidhur me mënyrën e trajtimit të një rasti të dhunës në familje në një ‘reality show’ televiziv.

Rrjetit për të Drejtat e Njeriut që përfshin organizatat si; Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës (HANDIKOS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) përmes një komunikate kanë thënë se kanë pranuar me shqetësim të thellë veprimet e televizionit “Klan Kosova”, për siç kanë thënë, mënyrën se si ky televizion e trajton një rast të dhunës në familje në një reality show.

“Në një situatë të papranueshme, produksioni i emisionit “Big Brother Vip Kosova 3” në këtë televizion ka vendosur të përfshijë në grupin e banorëve një burrë i cili është i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është gjithashtu pjesëmarrëse në këtë program. Ky veprim përbën një injorim flagrant të ndjeshmërisë ndaj viktimave të dhunës sidomos në një periudhë kur gratë po ballafaqohen me dhunë sistematike. Është e pakuptimtë dhe në kundërshtim me parimet e drejtësisë që një media të vendosë në të njëjtin ambient të dyshuarin për ushtrim të dhunës në familje dhe viktimën e dhunës në familje, kur një rast është në procedurë gjyqësore”, thuhet në reagim.

Kjo qasje, sipas Rrjetit për të Drejtat e Njeriut, është një precedent i rrezikshëm dhe ritraumatizim i mijëra viktimave të dhunës në familje që mund të shohin dhe përjetojnë skena të tilla në një medium me frekuenca kombëtare, i cili përcillet nga një audiencë kaq e gjerë në Kosovë dhe më tej. Për më tepër, sipas këtyre organizatave, një veprim i tillë dekurajon viktimat e dhunës në familje të raportojnë rastet dhe të flasin publikisht për to.

“Nga pikëpamja etike dhe ligjore, prodhimi i një përmbajtjeje të tillë në një media kombëtare është shqetësues. Klan Kosova dhe produksioni i “Big Brother” duhej të kishin marrë parasysh standardet profesionale dhe etike, të cilat kërkojnë që rastet e dhunës dhe abuzimit të trajtohen me ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Për më tepër, ky veprim bie ndesh me angazhimet që kanë ndërmarrë institucionet tona dhe shoqëria civile për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave dhe për të parandaluar dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore. Ftojmë Klan Kosovën që menjëherë të largojë dhunuesin nga ky program dhe të kërkojë falje publike për shqetësimin që u ka shkaktuar secilës viktimë të dhunës në familje dhe publikut në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.

Ndaj asaj që ka ndodhur në këtë reality show ka reaguar edhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), e cila ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të ‘Big Brother VIP”.

“Big Brother VIP Kosova duhet të mbyllet menjëherë! Ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike. Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave. Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa urgjente për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi”, thekson QIKA në reagim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

TAGGED: #Abuzim mediatik, #Dhuna në familje, #Rrjeti për të Drejtat e Njeriut
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverksueni kërkon më shumë

Kosova Times Kosova Times June 18, 2025
Rusia humbi një tjetër luftanije në Krime
Organet e ndjekjes penale apel viktimave të fotove intime
Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
KMDLNJ dënon ashpër dukurinë e dhunës në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?