By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Rajon / Botë

A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 7:03 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Opozita shqiptare, Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhja Social-Demokrate maqedonase (LSDM) janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale.

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë ndarë opinione të ndryshme lidhur me paralajmërimet për zgjedhje. Disa e konsiderojnë të “pashmangshme” punën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e vlerësojnë si një “mundësi minimale”.

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme u bë temë e diskutimit pas pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës në Kuvend të enjten e kaluar. Ata i bënë thirrje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski të tërhiqet, duke theksuar se ai “i ka shkelur të gjitha premtimet”.

Kurse, Mickoski, nga Kuvendi tha: “Nëse dëshironi të shkojmë në zgjedhje, të vërtetohet që së bashku me zgjedhjet lokale të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse dëshironi, menjëherë tani ta dakordojmë punën. Por, do të ngulfateni në thellësinë, ku ju dërgojnë”.

Sefer Tahiri, profesor në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, konsideron se pas deklaratës së kreut të Qeverisë, zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Në demokracitë parlamentare, është rregull që opozita kërkon zgjedhje. Por, kësaj radhe, ishte pushteti, përkatësisht kryeministri Hristijan Mickoski, pavarësisht nëse e ka bërë me apo pa konsultim me partnerët e koalicionit qeveritar. Pas pranimit të konceptit të zgjedhjeve të parakohshme nga opozita maqedonase dhe opozita shqiptare, (Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët – krahu i Zijadin Selës), zgjedhjet janë të pashmangshme. Ato konsideroj se do të mbahen. Këtë e thotë çdo logjikë normale demokratike e shteteve të civilizuara”, shprehet Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Por, ndryshe mendon Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut. Ai beson se gjasat për zgjedhje të dyfishta, parlamentare të parakohshme, së bashku me ato lokale, janë minimale, pasi nuk ka ndryshime të mëdha në sondazhe.

“Mendoj se tani për tani e gjithë kjo mbetet një folklor politik, por nuk e përjashtoj mundësinë, nëse ka ndonjë tronditje më serioze në skenën politike, për shembull, zgjidhja e çështjes së negociatave me BE-në me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e të tjera, që kjo të riafirmohet edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, tani për tani për këtë nuk ka kurrfarë paralajmërimi”, shprehet Arsovski për Radion Evropa e Lirë.

Pse pikërisht tani?

Sipas Tahirit, kalkulimi i parë ishte i pushtetit, konkretisht VMRO DPMNE-së, që opozita maqedonase (LSDM) nuk do të pranonte zgjedhjet për shkak të pozicionit të saj të dobët.

“Deklarimi befasues i liderit të opozitës maqedonase, Venko Filipçe, e ka vënë në një pozicion të palakmueshëm pushtetin, sepse kemi pasur dy deklarata që nuk i përshtaten konceptit të kryeministrit. Njëra është deklarata e zëdhënëses së Qeverisë, Marija Miteva, dhe tjetra e liderit të Lëvizjes Demokratike (pjesë e koalicionit VLEN në Qeveri), Izet Mexhiti, të cilët nuk pajtohen me zgjedhjet e parakohshme”, thotë Tahiri.

Ai shton se nëse pushteti tenton t’u shmanget zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përkatësisht shpërbërjes së Parlamentit, atëherë siç thotë “do të manifestojë frikë dhe pasiguri për arritjen ose përsëritjen e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara”.

Kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, u shpreh i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 majit, partia e tij pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja. Filipçe argumenton se kërkesa e Mickoskit për zgjedhje të reja vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit, dëshmon se qeverisja nuk po funksionon si duhet.

“Matjet tona tregojnë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Kjo nënkupton se dy nga tre qytetarë nuk janë të kënaqur nga politikat ekonomike, nga rënia e standardit jetësor po edhe nga ajo që Shqipëria na parakaloi në rrugën e euro-integrimeve”, tha të hënën Filipçe.

Për zgjedhje të parakohshme parlamentare është shprehur edhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, që drejton koalicionin Fronti Evropian. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë i bëri thirrje kryeministrit Mickoski që ta mbajë fjalën për organizimin e zgjedhjeve të tilla.

Fronti Evropian i fitoi 18 ulëse, katër më shumë se koalicioni VLEN. Por, nuk arriti të bëhet pjesë e Qeverisë.

VLEN kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, thanë se Maqedonia e Veriut kurrë nuk ka pasur qeveri më stabile.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se deklarata e Mickoskit është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Është nxjerrë nga konteksti. Kur të kesh shumicë prej 80 deputetëve nuk ka nevojë për të menduar për zgjedhje të parakohshme, sepse ky është vetëm shpenzim për shtetin dhe humbje kohe”, u shpreh Mexhiti.

Kujt i leverdis më shumë?

Arsovski thekson se sipas shifrave aktuale, përbërja e re e Kuvendit nuk do të dallojë shumë nga kjo përbërje që kemi tani. Madje, siç thotë ai, “pushtetit mund t’i sjellë edhe ndonjë deputet më shumë”.

“Në thelb, nuk di se çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme?! Duhet të keni arsye përse po i organizoni ato. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i sjellin ndonjë ndryshim të madh as pushtetit e as opozitës”, vlerëson Arsovski.

Por, profesori Tahiri mendon se zgjedhjet, para së gjithash, do t’i shkonin për shtati opozitës, edhe pse siç thotë “u iniciuan dhe, dhe në një mënyrë, u provokuan nga pushteti”.

“Ajo që dihet është se ndoshta parlamenti i ardhshëm, pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë më laraman. Do të ketë shpërndarje të fuqisë politike në kuptimin e fitimit të numrave të deputetëve nga partitë parlamentare”, thekson Tahiri.

Aktualisht, shumica parlamentare numëron 78 deputetë nga 120 gjithsej sa ka Kuvendi. Qeveria aktuale përbëhet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia ZNAM.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Maqedoni e Veriut, #Zgjedhjet
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sorensen viziton një pikë kufitare të përbashkët Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
Tritol banesës së shefit të krimeve në Shkodër
Milan Rdojçiq në aksion terrorist me metoda politike
Gjykata e qytetit të Moskës ndaloi Grupin e Helsinkit të Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?