By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ndërsa punojmë për të ardhmen, thelbësore ta kujtojmë të kaluarën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ndërsa punojmë për të ardhmen, thelbësore ta kujtojmë të kaluarën
Lajme

Kurti: Ndërsa punojmë për të ardhmen, thelbësore ta kujtojmë të kaluarën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 10:31 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, që u mbajt në Prishtinë.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se shënimi 25-vjetorit të përfundimit të luftës dhe çlirimit këtë vit ishte përplot me ngjarje reflektimi dhe frymëzimi.

Kurti tha se derisa punojnë për të ardhmen, është thelbësore të kujtohet e kaluara.

“Rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dëshmojnë se të gjitha plagët kërkojnë edhe kujdes shoqëror edhe drejtësi shtetërore. Na përkujtojnë se mbështetja ndaj të mbijetuarave është obligim e detyrë e përbashkët, që kërkon përkushtim të përhershëm. Zëri i tyre është thelbësor në proceset tona të drejtësisë tranzicionale, që njohin dhembjen e së kaluarës dhe inkurajojnë për shpresë drejtë së ardhmes”, u shpreh kryeministri.

Tutje, kreu qeveritar foli për Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale e miratuar për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Tha se ka filluar dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës dhe qeveria po mbështet aplikimin e të mbijetuarave në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, duke financuar organizatat e autorizuara.

Kurti tha se derisa shënojnë 25 vjet liri e paqe, kujtojnë të gjitha viktimat dhe të mbijetuarat, dhe nderojnë qëndresën e grave dhe të vajzave pa dallim, që siç tha mbi shkatërrimin e luftës, po ndërtojnë paqen e tashme dhe të së ardhmes.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë që gratë dhe vajzat, nga çdo komunitet, të kenë të njëjtat mundësi dhe mbështetje dhe tha se agjenda për barazi, përtej së qeni një premtim i së ardhmes, është angazhim i tyre i përditshëm.

“Kështu duke punuar bashkë për të tashmen, po i ngrisim të fortë e të qëndrueshëm themelet e barazisë mes individëve e të paqes midis popujve, që t’ua lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm”, tha thënë ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Albin Kurti, #Fondacioni Jahjaga
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si po i pasuron lufta miliarderët rusë?

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Salah: Liverpooli është krejtësisht ndryshe me Slot
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
Mediet britanike: David Moyes, trajner i ri i Evertonit
LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?