By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 4:42 PM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve ShBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse.

Pas reagimeve në opinion, Qeveria maqedonase kërkoi sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) lidhur me rekomandimin që kishin dhënë për pajisjen e Onyshchenkos me shtetësi maqedonase.

Në një seancë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ANB-së, drejtori Viktor Dimovski pranoi se gjatë dhënies së mendimit pozitiv, janë bërë “lëshime të sigurisë”.

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s nuk është bërë dhe është faji i një individi”, deklaroi Dimovski më 18 nëntor.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych.

Pas ndërrimit të Qeverisë ukrainase në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas, Onyshchenko arriti të strehohej në Spanjë, por meqë autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletë-arrestin ndërkombëtar, ai arriti të strehohej në Gjermani, pasi Qeveria gjermane refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia po heton vdekjen e një personi në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times January 22, 2025
Subjekti Guxo dënon sulmin ndaj KFOR dhe policisë së Kosovës- Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm
Lutfiu: Këtë vit janë pasivizuar 200 adresa të shqiptarëve në Luginë
Osmani: Synimi i forcave kriminale serbe ishte shfarosja e spastrimi etnik
Gjermania kërkon tribunal special kundër Rusisë për luftën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?