By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti merr dritën jeshile në komision, i përcillet Kuvendit për votim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Buxheti merr dritën jeshile në komision, i përcillet Kuvendit për votim
Lajme

Buxheti merr dritën jeshile në komision, i përcillet Kuvendit për votim

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 4:15 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Më pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere votoi në parim projektligjin mbi ndarjet e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Paraprakisht ministri i Financave, Hekuran Murati tha se buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 milionë euro. Për të ardhur deri te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancës së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator ka shënuar ulje për 1.9 për qind dhe presim trend të uljes deri në fund të vitit. Në pjesën e parë të vitit 2024 ekonomia është zgjeruar 4.9 për qind. Deri në fund të vitit presim që ekonomia te zgjerohet në 6.6% qind në terma nominal”, tha Murati para komisionit.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se buxheti i planifikuar nuk kontribuon në mirëqenie të qytetarëve dhe si i tillë tha se përbënë mashtrim ndaj tyre.

“E them me keqardhje se buxheti është keq i planifikuar. Buxheti ka shkuar në shpenzime koti si në mallra dhe shërbime. Ne kemi një buxhet të mbijetesës, dhe jo ai që kontribuon në mirëqenie të qytetarëve”, tha ai.

Edhe deputetët tjerë nga opozita adresuan kritika sa i përket planifikimit buxhetor.

Avdullah Hoti nga LDK-ja e quajti buxhetin e planifikuar, buxhet tranzitor.

“Ky është buxhet tranzitor që është në fund të mandatit. Unë e kam një dokument ku tregon realizimin e premtimeve, nga 20 masa vetëm 7 prej tyre kanë nisur të realizohen. Vlerësimi im është që ju keni abuzuar me të drejtat ligjore dhe paranë publike”, tha ai.

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Pal Lekaj  tha se është përsëritje e viteve paraprake.

“Ky buxhet është përsëritje e buxhetit sikurse nga vitet paraprake”.

Por, shifrat dhe kritikat nga opozita, ministri Murati i quajti të pasakta.

Ndërkohë në mungesë kuorumi komisioni nuk arriti t’i votonte disa pika tjera të rendit të ditës.

You Might Also Like

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

TAGGED: #Buxheti i Kosovës, #Kuvendi i Kosovës
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kush janë punëtorët e shtetit që paguhen pa punuar?

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Gjuajtje me armë në Komoran, Gashi: Nuk lidhet me zgjedhjet
Rama: Komuna e gatshme të ndihmojë në subvencionimin e trajtimeve shëndetësore të qytetarëve
CNN: SHBA vazhdon të ndajë inteligjencën me Ukrainën
Berlini paralajmëron Serbinë për afërsinë me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?