I plagosuri një ditë më parë në Rrugën Caraleva të kryeqytetit po trajtohet në KQUK si shkak i plagëve të marra. Sipas raportit policor ai u plagos në këmbë nga persona të panjohur derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi është qëlluar plagosur në këmbë nga persona të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Drenovc të Prishtinës ku në orët e pasdites një person është plagosur me armë zjarri në rrethana të panjohura nga i dyshuari që tashmë është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë viktima, mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor derisa janë sekuestruar një pistoletë e 11 fishekë.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet në njoftimin policor.