Sipas KQZ-së, më 22 dhjetor do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.

Ndërkaq aplikimi për t’u akredituar si vëzhgues i organizatave- jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja do të hapet me 11 janar e do të mbyllet më 25 janar.

Aplikimi për vëzhgues të medieve vendore e ndërkombëtare sipas KQZ-së do të hapet me 21 janar e do të mbyllet me 4 shkurt, pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.