Për shkak të përmasave të zjarreve dhe përkeqësimit të situatës, anëtarët e shoqatës, përmes një postimi në Facebook, kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen përpjekjeve të tyre dhe të japin ndihmën e nevojshme për të vënë flakët nën kontroll, që nga e diela, 3 nëntor.

“Edhe sot vazhduan përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Në ndihmë sot na kanë dal njësia e zjarrfikësve të Pejës dhe agjensia e pyjeve në krye me Muhamet Shoshin. Gjendja është e rend dhe kërkon mobilizim te madh”, njofton kjo shoqatë e Lybeniqit.