By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
August 2, 2025
Piktori zbulon aksidentalisht një mesazh 122-vjeçar në një shishe
August 2, 2025
Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij
August 2, 2025
Është publikuar lista e vendeve më të rrezikshme në Evropë, me një surprizë në krye
August 2, 2025
Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe fëmijë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe fëmijë
Rajon / Botë

OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe fëmijë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 12:12 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë të premten se gati 70 për qind e viktimave që i ka verifikuar në luftën e Gazës, janë gra dhe fëmijë duke thënë se e dënon shkeljen sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar.

Gjetjet e OKB-së mbulojnë shtatë muajt e parë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës, e cila nisi para më shumë se një viti.

Zyra e OKB-së i verifikoi 8.119 viktima gjatë shtatë muajve të parë të luftës. Por, kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të të vrarëve, mbi 43.000, gjatë 13 muajve luftë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Megjithatë, verifikimi i moshës dhe gjinisë së viktimave nga OKB-ja mbështet pohimet e palestinezëve se shumica e të vrarëve në luftë janë gra dhe fëmijë.

Këto gjetje tregojnë “për një shkelje sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar”, tha zyra e OKB-së në një komunikatë.

Izraeli nuk i ka komentuar ende gjetjet e raportit 32-faqesh të OKB-së.

Ushtria izraelite – e cila e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023, pasi luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe i rrëmbyen më shume se 250 të tjerë – thotë se kujdeset që të mos i dëmtojë civilët në Gazë.

Për vrasjen e civilëve ajo e fajëson Hamasin, duke e akuzuar atë se i përdor ata si mburojë njerëzore.

Hamasi i ka mohuar akuzat se i përdor civilët dhe infrastrukturën civile, përfshirë spitalet, si mburoja njerëzore.

Viktima më e re vdekja e të cilit u verifikua nga vëzhguesit e OKB-së ishte një djalë njëditësh, ndërsa më e vjetra ishte një grua 97-vjeçare, thuhet në raport.

Në total, 44 për qind e viktimave ishin fëmijë.

You Might Also Like

METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a

Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij

Është publikuar lista e vendeve më të rrezikshme në Evropë, me një surprizë në krye

Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?

Gazsjellësi i Azisë Qendrore që furnizon ushtrinë ruse mbyllet pas shpërthimeve

TAGGED: #Gazë, #OKB
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Lëndohet një motoçiklist si pasojë e aksidentit me një automjet në Janjevë
West Ham-i, klubi i radhës anglez që hynë në garë për Hummels
Bislimi shpalos në Budapest pritjet nga presidenca hungareze e BE-së
SHBA po hetojnë rrjedhjen e dokumenteve sekrete për planet izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?