By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krizë politike në Francë: Armiqtë dhe “miqtë” rrisin presionin ndaj Macronit
October 7, 2025
A mund ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqen?
October 7, 2025
Borisov pranoi se foli me Trump Jr. për “Magnitskyn”
October 7, 2025
Fëmijët në kopshte dhe shkolla në të gjithë Rusinë u detyruan ta uronin Putinin për ditëlindje
October 7, 2025
Moska ne panik: 2,000 instalime ushtarake ruse mund të sumohen nga Ukraina nëse marrin raketat Tomahawk
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për ngasje në gjendje të dehur dhe posedim të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Aktakuzë për ngasje në gjendje të dehur dhe posedim të narkotikëve
Uncategorized

Aktakuzë për ngasje në gjendje të dehur dhe posedim të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 12:18 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Q., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.08.2024 deri me datë 15.11.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371 paragrafi 4 lidhur me par.1 dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.2 lidhur me par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 15.08.2024 rreth orës 06:15min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit” në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara, sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371 i KPRK-së.

Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkomtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të canabisit – marihuana. Me këto veprime B.Q., , ka kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gazeta zvicerane: Serbia është baza e Rusisë për destabilizimin e Evropës

Kurti: Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor, ftojmë BE të sanksionojë

Shqipëria, Serbisë: Po tentoni të riktheni hijet e së shkuarës në rajon

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në

TAGGED: #Aktakuzë, #Ngasje i dehur, #Posedim të narkotikëve
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan

Kosova Times Kosova Times May 23, 2023
Horoskopi i datës 28 Prill
Alexey Navalny u bë laureat i çmimit gjerman Bambi
Baza e SHBA-së goditet me raketa në Irak
Kurti pret në takim ambasdorin bullgar dhe maqedonas, iu flet për marrëveshjen me Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?