By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington
January 27, 2026
Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete
January 27, 2026
Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh
January 27, 2026
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët
January 27, 2026
Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku i përgigjet Gërvallës: Merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku i përgigjet Gërvallës: Merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së
Lajme

Çitaku i përgigjet Gërvallës: Merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së

Kosova Times
Last updated: 2024/11/09 at 7:49 PM
Kosova Times Published November 9, 2024
Share
SHARE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë sot se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës. Këtu Çitaku përmendi edhte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së, përcjell Gazeta Express.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se pozita është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në.

“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, deklaroi tutje ajo.

Gërvalla një ditë para takimit me mërgatën në Gjermani e ka sulmuar opozitën. Sipas saj, ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se ish-qeveritë jo vetëm që kishin degraduar diplomacinë, por edhe kishin përçarë, përbuzur e përçmuar mërgatën ngado që kishin shkuar.

“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon”, ka shkruar Gërvalla.

“Për kaq shumë vite me radhë, mërgatën dhe diasporën e trajtuan me përbuzje, përçmim dhe mungesë të skajshme të respektit. Kur ishin ambasadorë, ministra apo kryeministra, mërgatën më meritore e përjashtonin nga aktivitetet e organizuara me paratë e tatimpaguesve, duke i tkurrur listat në vetëm anëtarë të rrethit familjar të tyre, të miqve personal dhe në partnerë biznesi. Kur vinin për vizita përfaqësues të institucioneve, i dërgonin nëpër restorante dhe ndeja me pikërisht këta. Përveç shopingut, natyrisht”, ka shkruar Gërvalla sot.

You Might Also Like

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton

Kosova Times November 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fiorentina arrin fitore në çastet e fundit

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Moska organizon votime për zgjedhjet presidenciale ruse në Donetsk
Kuçi: Festimi i Ditës së Evropës tregues për vlerat evropiane të Kosovës
Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës
Vdes Komandanti i një brigade elitare të sulmeve ajrore në Ukrainë , i cili mori pjesë në të gjitha betejat kryesore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?