By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi
July 31, 2025
Zjarrfikësit përballen me sfida të mëdha, kërkojnë përkrahje institucionale
July 31, 2025
Moskonstituimi i Kuvendit thellon krizën institucionale në vend
July 31, 2025
Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë në Jezerc
July 31, 2025
Pas aktvendimit të Komerciales, bizneseve nuk u shkyçet energjia elektrike
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pentagoni do të apelojë vendimin që u mundëson të pandehurve të sulmeve të 11 shtatorit të shmangin dënimin me vdekje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pentagoni do të apelojë vendimin që u mundëson të pandehurve të sulmeve të 11 shtatorit të shmangin dënimin me vdekje
Rajon / Botë

Pentagoni do të apelojë vendimin që u mundëson të pandehurve të sulmeve të 11 shtatorit të shmangin dënimin me vdekje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/09 at 10:57 PM
Kosova Times Published November 9, 2024
Share
SHARE

Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vendimit të një gjykatësi ushtarak lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga Khalid Sheikh Mohammed, personi që dyshohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe dy të pandehurve të tjerë, tha një zyrtar i mbrojtjes të shtunën.

Vendimi i gjykatësit javën e kaluar anuloi urdhrin e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, për të hedhur poshtë marrëveshjet dhe arriti në përfundimin se marrëveshjet për pranimin e fajësisë ishin të vlefshme.

Pentagoni do të kërkojë gjithashtu shtyrje të seancave dëgjimore ku të pandehurit deklarohen mbi akuzat, sipas zyrtarit, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht çështjet ligjore dhe foli në kushte anonimiteti. Kryeprokurori Aaron Rugh u dërgoi një letër të premten familjeve të viktimave të sulmit të 11 shtatorit duke i informuar për vendimin.

Vendimi i gjykatësit, Matthew McCall, Kolonel i Forcave Ajrore, u lejoi tre të pandehurve të 11 shtatorit të pranonin fajësinë në sallën e gjyqit ushtarak që gjendet në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Pranimi i fajësisë nga të pandehurit Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Atash dhe Mustafa al-Hawsawi, nënkupton shmangien e dënimit me vdekje.

Pranimi i fajit do të ishte një hap kyç drejt mbylljes së çështjes së gjatë penale dhe me probleme ligjore kundër të dyshuarve Mohammed, Walia al-d bin Attash and MustafHawsawi, lidhur me sulmet që shkaktuar rreth 3,000 të vrarë.

Prokurorët kishin negociuar marrëveshjet me avokatët mbrojtës nën kujdesin e qeverisë dhe zyrtari më i lartë i komisionit ushtarak në Guantanamo i kishte miratuar marrëveshjet. Megjithatë, marrëveshjet u kritikuan menjëherë nga ligjvënësit republikanë dhe të tjerë kur u bënë publike gjatë verës.

Disa ditë më pas, Sekretari Austin lëshoi një urdhër duke thënë se po i anulonte ato. Ai tha se marrëveshjet për pranimin e fajësisë në lidhje me një nga krimet më të rënda të kryera ndonjëherë në territorin amerikan, me qëllim shmangien e dënimit me vdekje, ishin një hap i rëndësishëm që duhet të vendoset vetëm nga shefi i mbrojtjes.

Gjykatësi më pas vendosi që Sekretarit Austin i mungonte autoriteti ligjor për të hedhur poshtë marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Marrëveshjet dhe përpjekja e Sekretarit të Mbrojtjes për t’i hedhur poshtë ato, kanë sjellë një nga episodet më të vështira në një rast që është përballur me vonesa dhe vështirësi ligjore.

Familjet e disa prej viktimave të sulmit të 11 shtatorit janë të bindur se ndjekjet penale do të vazhdojnë deri në gjykim dhe dënime të mundshme me vdekje. Megjithatë, ekspertët ligjorë thonë se nuk është e qartë se kjo mund të ndodhë ndonjëherë.

You Might Also Like

Temperaturat arritën 51 gradë në Iran

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë

Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur

Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra

Kiev: Numri i të vdekurve nga sulmi rus në kryeqytet rritet në 9

TAGGED: #11 shtator, #Lloyd Austin
Kosova Times November 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ARD gjerman: “Serbia kundër dhunës” – aleancë kundër Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times December 6, 2023
Dronët sulmuan një terren stërvitor ushtarak afër Voronezh. Të paktën 10 persona të plagosur
Gjatë 1 viti luftë të paktën 50 mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe gazetarë u vranë në Ukrainë
Kurti: Pajtimi publik është arritur, por Serbia po i ik nënshkrimit
Rusët rezultuan se ishin pronarë të çdo jahti të tretë në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?