By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së
September 1, 2025
Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim
September 1, 2025
35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Rasti i mjedrave është shembull i potencialit tonë eksportues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kurti: Rasti i mjedrave është shembull i potencialit tonë eksportues
Bujqësi

Kurti: Rasti i mjedrave është shembull i potencialit tonë eksportues

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 3:03 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën e 7-të të Mjedrës në Kosovë “Mjedra – Iniciativat e reja për ndryshimet klimatike”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se këtë vit kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë për bujqit dhe për fermerët dhe se kësaj mbështetjeje më të lartë ndonjëherë vitin tjetër po ia shtojmë edhe buxhetin më të lartë për bujqësi si asnjëherë më parë.

“Gjatë këtij viti kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë për bujqit dhe për fermerët. Krahas mbështetjes prej 70 milionë euro, subvencionimit të kulturave të shumta bujqësore, në mesin e tyre edhe të mjedrës – për 25% më shumë se sa në vitin pararendës, këtë vit kishim ndarë edhe 3.5 milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e Turizmit Rural dhe të Agro-Turizmit. Ndërkaq, sipas planifikimeve të buxhetit për vitin 2023 që tashmë ka kaluar në lexim të parë, buxheti për bujqësi parashihet të jetë 87 milionë euro, ndërkaq kur të përfshijmë edhe mbështetjen nga fondet e jashtme, ai pritet që për herë të parë në Kosovë ta kalojë shumën prej 100 milionë euro”, u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës .

Konferencat si kjo e sotmja, siç tha kryeministri Kurti, bashkojnë akterë të ndryshëm, të ekzekutivit, të akademisë, të fermerëve dhe na mundësojnë që t’i adresojmë sa më saktë nevojat e shoqërisë, dhe sfidat e prodhuesve tanë.

Në 8 vitet e fundit, pra nga viti 2014 deri në 2022, Kosova ka prodhuar afër 29,000 tonë mjedër, në vlerë prej 65 milionë euro, pothuajse e tëra për eksport për në vendet e BE-së, ndërkaq që vetëm këtë vit u prodhuan afro 2,600 tonë mjedër me një vlerë të eksportit prej mbi 11 milionë euro apo saktësisht 11 milionë e 50 euro.

Duke theksuar se rasti i mjedrave është një nga shembujt e potencialit tonë eksportues, kryeministri tha se nuk ka dyshim që vendi ynë po bëhet vend i orientuar për nga eksporti.

Në fund, ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që të mbështesë dhe zbatojë standardet më të mira të mundshme në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit, krijimin e vendeve të punës e kushte më të mira të punës, rritjes së eksportit, sigurimin e ushqimit të bollshëm e të sigurt dhe përmirësimin e gjallërimin e peizazhit agro-rural.

You Might Also Like

Një muaj paraburgim ndaj S.S, i dyshuar për krime të luftës në Vushtrri

Hambari si trashëgimi e lashtë, vendi ku dikur ruheshin drithërat

17.1 milionë euro për fermerët, Peci: Së shpejti alokohen në llogari

Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin

Në Serbi përhapet sëmundja e kafshëve, Kosova ndalon importin nga ky shtet

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E reja që mashtroi babain dhe 2 djemtë duke iu marrë 340 mijë euro

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
Shogun fitoi 18 çmime Emmy, duke përfshirë Seritë e jashtëzakonshme Drama
(VIDEO) Përvjetori i aneksimit rus të katër rajoneve të Ukrainës: Çfarë tha Putin në video-mesazh?
Ylli anglez në ‘orbitën’ e Real Madridit
Rexhbeçaj pranon të luajë për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?