By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën
Uncategorized

Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 8:23 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, të dielën.

Në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të rrjetit CBS, zoti Sullivan tha se mesazhi kryesor i Presidentit Biden do të jetë angazhimi për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti Biden, sipas zotit Sullivan, gjithashtu do të bisedojë me Presidentin e zgjedhur Trump për zhvillimet e mundshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Një temë kyçe ka të ngjarë të jetë lufta e Ukrainës me Rusinë, për të cilën Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i jap fund me shpejtësi, megjithëse nuk ka dhënë detaje.

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t’i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainë, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë,” tha zoti Sullivan.

“Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij”, tha zoti Sullivan.

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë t’i shpjegojë zotit Trump sesi e vlerëson situatën dhe të marrë mendimin e zotit Trump si do t’i trajtojë ai këto çështje kur të marrë drejtimin e vendit”, tha këshilltari Sullivan.

Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike që kur Rusia filloi sulmin në shkurt të vitit 2022. Presidenti i zgjedhur Trump i ka kritikuar vazhdimisht këto ndihma.

Ai këmbënguli vitin e kaluar se Presidenti Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur asnjëherë sulmin ndaj Ukrainës nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukrainës mund t’i duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e refuzojnë dhe Presidenti Biden nuk e ka sugjeruar kurrë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, gjithashtu tha se është Hamasi, jo Izraeli, ai që po pengon arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Zoti Sullivan, tha gjatë intervistës në programin “Face the Nation” të rrjetit CBS, se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë lejimin nga Izraeli të dërgimit e ndihmave humanitare në Gazë.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i dërguan muajin e kaluar Izraelit një letër ku i kërkohej lejimi i hyrjes në Gazë i një numri të caktuar kamionësh me ndihma.

You Might Also Like

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

TAGGED: #Donald Trump, #Joe Biden, #Ukrainë
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Marca” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Haradinaj kujton 29 nëntorin, ditën e vulosjes së pafajësisë së tij
Evakuimet nga Kherson kanë filluar, treni i parë është larguar
Ish-presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u arrestua me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Gjykatës së Lartë
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB serbe:Duhen mjete ligjore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?