By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Le të jemi bashkë kundër padrejtësive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Le të jemi bashkë kundër padrejtësive
Lajme

Kurti: Le të jemi bashkë kundër padrejtësive

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 4:00 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht. Andaj, promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut e kemi parasysh në punën tonë për çdo ditë, e në çdo vendim të cilin e sjellim, deklaroi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e hapjes së Javës së të Drejtave të Njeriut.

Duke qenë në 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, kryeministri Kurti bëri thirrje për më shumë punë e angazhim, për një ndër qëllimet e përbashkëta, parandalimin dhe luftimin e dhunës në baza gjinore. “Duhet të bëhemi bashkë, edhe gratë me solidaritet gjinor, edhe burrat, emancipimi i të cilëve është edhe më i nevojshëm sesa i grave. Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe i çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona”, tha kryeministri në aktivitetin e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR.

Për barazi, për më shumë mundësi për të gjithë, e për të mos e lënë askënd prapa, kryeministri Kurti tha se Vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë këtij viti kemi punuar më shumë, e më mirë, bashkërisht. Kështu do të vazhdojmë edhe vitin tjetër, e çdo ditë tjetër. T’i ndihmojmë më së pari e më së shumti ata që kanë më së shumti nevojë.​

Më tej, ai tha se si Qeveri e Kosovës, kemi projekte e plane konkrete të investimit në ekonomi dhe në edukim, por edhe mbrojtje e siguri për të gjithë, e në veçanti për grupet më të cenueshme të shoqërisë sonë.

Duke potencuar se Qeveria ka treguar përkushtim serioz dhe veprime konkrete në dritë të luftimit të dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore, kryeministri Kurti kujtoi se në këtë drejtim janë angazhuar duke: hartuar dhe miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimin dhe miratimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunimeve Seksuale; funksionalizimin dhe takimet e rregullta të grupit ndërministror; plotësim ndryshimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas: viktimave të dhunës i ofrohet ndihma juridike falas pavarësisht gjendjes socio-ekonomike; plotësim ndryshimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit: pra, eliminimi i procedurave burokratike për kompensim të viktimave (nga janari deri tani janë kompensuar); ofrimin e ekspertizës Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimin e Kurikulës për profesionistët për programet e trajtimit të kryerësve të veprës së dhunës në familje; plotësim ndryshimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale, me qëllim të dënimeve plotësuese për personat të cilët shpallen fajtor për dhunë në familje dhe seksuale, si dhe publikimin e emrave të dhunuesve, e caktimin e paraburgimit ndaj personave të dyshuar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zyrtarë të APK-së sulmohen nga një i dyshuar me automjet të ngarkuar me dru V.S|RTKlive Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës janë sulmuar nga një i dyshuar i cili po ngiste automjetin e ngarkuar me dru me të cilin edhe ka tentuar t’i godiste këta dy zyrtarë të APK-së. Policia thotë se për rastin është informuar prokurori derisa kanë treguar se njësitet policore kanë nisur hetimet. “Dy ankues kosovarë zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë raportuar se një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar një automjet-xhip të ngarkuar me dru, nuk është ndaluar dhe ka tentuar ti godas ata. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policisë.

Kosova Times Kosova Times September 4, 2025
Xavi mesazh Napolit: Ne duam të shkojmë në çerekfinale
Basha: Nuk kam shkruar asgjë kundër UÇK-së, akuzat janë shpifje
Murati: PDK, LDK e AAK po ia ruajnë pozitën e nënkryetarit Listës Serbe
Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?