By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenca: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidenca: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë
Lajme

Presidenca: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 5:08 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në veri të Kosovës, vetëm nëse për këtë çështje do të japin vlerësim organet e sigurisë dhe ato zgjedhore.

Kështu tha Presidenca e Kosovës lidhur me pyetjen nëse ka kushte që të mbahen zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, pasi në ditë më parë pati shpërthime dhe të shtëna armësh në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës tha se po shoqëronte zyrtarët komunalë zgjedhorë në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, kur persona dhe grupe, siç tha të maskuar, përdorën “mjete të rrezikshme dhe granata dore, përfshirë të prodhimit jugosllav” dhe dëmtuar zyrat zgjedhore.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, tha për mediat, Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet vlerësimi për sigurinë në veri, por nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar se presin nga Policia e Kosovës të bëjë një vlerësim të tillë, të cilin më pas do t’ia dërgojnë Presidencës.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna – i kundërshton këto zgjedhje.

Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, vlerësoi se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, të caktuara për 18 dhjetor.

Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se qasja në veri e institucionit që ai udhëheq është e kufizuar.

Ai tha se në rrethana të tilla, “nuk mund të punohet sipas planeve të parapara”.

“Është e padrejtë të kërkohet nga zyrtarët tanë që të dërgohen në një vend ku ka pasiguri”, tha Radoniqi më 6 dhjetor.

Incidentet në veri të Kosovës janë dënuar nga zyrtarët në Prishtinë, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të shtohet numri i policëve në këtë pjesë të vendit.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndahet nga jeta profesori Mejdi Elezi

Kosova Times Kosova Times March 31, 2024
Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
Çfarë e dallon partneritetin e ri midis Rusisë dhe Iranit
Kurti në Prishtinë prezantoi buxhetin e vitit 2023
Në Samitin për Klimën miratohet marrëveshje për shmangie të lëndëve djegëse të papërpunuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?