By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ADN-ja nga pështyma e rrugës I SOLLI MILIONA
October 1, 2025
G7 gati të përshkallëzojë sanksionet mbi të ardhurat ruse nga nafta
October 1, 2025
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bëri thirrje për lirimin e Svetlana Khusti
October 1, 2025
Elon Musk bëhet personi i parë në histori që ka një pasuri prej 500 miliardë dollarësh
October 1, 2025
Tërmeti godet BiH-në, epiqendra në jug të vendit
October 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bytyqi: Kosova duhet të kërkojë plan të sekuencimit për marrëveshjet 
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bytyqi: Kosova duhet të kërkojë plan të sekuencimit për marrëveshjet 
Lajme

Bytyqi: Kosova duhet të kërkojë plan të sekuencimit për marrëveshjet 

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 12:51 AM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

“Kosova duhet të kërkojë që të arrihet një marrëveshje për plan të sekuencimit në mënyrë që BE të mos i bëjë presion vetëm njërës palë të dialogut dhe të këtë një plan të qartë të zbatimit të marrëveshjeve”. Kështu deklaroi Seb Bytyqi, profesori universitar në Londër, i pyetur se si duhet të reagojë Kosova karshi presioneve për themelimin e Asociacionit.

Ai tha se përmes këtij plani mund të përballohet më lehtë presioni dhe se është një garanci që do të ketë drejtësi më të madhe.

“Nëse nuk ka një plan sekuencimi, atëherë i bie që do të vazhdohet me qasjen e deritashme që të “bullizohet” pala më e dobët, që është Kosova dhe të shpresohet se gjithçka do të rregullohet nëse pala më e dobët e zbaton marrëveshjen”, tha Bytyqi.

Ndërkohë, ai tha se Kosovës duhet t’i hiqen masat e vendosura nga BE, duke e quajtur këtë si një shembull negativ sepse vazhdimisht po i përkujtohet Kosovës që ka obligime, por sipas tij vet BE ka dëshmuar që nuk i respekton obligimet e saj.

“Nëse BE dëshiron të merret seriozisht të paktën në Ballkan, atëherë duhet edhe vet të i respektojë obligimet e veta”, deklaroi Seb Bytyqi.

Mes tjerash, Bytyqi foli edhe për deklaratën e kandidates për komisionere të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila paralajmëroi mundësinë që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje ndaj procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke theksuar se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se çështja e shkëmbimit të territoreve është riaktualizuar në debat publik por sipas tij vështirë që mund të ketë diskutim për këtë ide, nëse njëra palë e kundërshton atë seriozisht dhe nëse edhe BE dhe shtetet evropiane e kundërshtojnë atë.

E duke folur për deklaratën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se Prokuroria e Speciales përfundon rastin për ish-krerët e UÇK-së në prill të vitit 2025, Bytyqi tha se nuk mund të pritet që gjithçka të përfundojë në atë kohë, sepse sipas tij, nëse përfundon padia e aktakuzës nuk do të thotë se menjëherë do të përfundojë edhe gjykimi.

“Gjykimi mund të zgjasë, por edhe nëse përfundon gjykimi, nuk është përfundimi i këtij tregimi, pra mund të ketë ashtu siç pritet, dënime të ndryshme për të paditur të ndryshëm”, tha mes tjerash Bytyqi.

You Might Also Like

Kurti: Vizioni për Prishtinën e ka një emër, Hajrulla Çeku

Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës

Izmaku e Nismës: Është koha që puna e grave të vlerësohet vërtetë

Doyle: Rasti më i madh i Speciales, përfundon vitin e ardhshëm

Basha: 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe

TAGGED: #Plan të sekuencimit për marrëveshjet, #Seb Bytyqi
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Roth: Nëse Serbia qëndron vërtet prapa sulmit, BE t`i japë fund negociatave

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Kush janë njerëzit më të pasur në botë në 2024
Ne ju sjellim një recetë shampite me të cilën nuk mund të gaboni
Rafuna: Energjia e ripërtërishme po ndikon shumë në zhvillimin ekonomik
Mesazhi per Vulin: “Spiuni rus do të përgjigjet për tradhti të lartë dhe për…!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?