Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti priti në takim Faton Jasharin u.d i drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Në takim është diskutuar për mundësinë e hapjes së një zyre në Viti.
Në një njoftim të komunës së Vitisë është bërë e ditur së në këtë takimin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e hapjes së Zyrës për Ndihmë Juridike falas në Viti, ku do të ofrohet qasje e barabartë të qytetarëve në drejtësi, jo vetëm atyre nga komuna e Vitisë por edhe të komunave për rreth.