By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA-ja sulmon një grup aleat të Iranit në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SHBA-ja sulmon një grup aleat të Iranit në Siri
Rajon / Botë

SHBA-ja sulmon një grup aleat të Iranit në Siri

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 3:26 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër caqeve të lidhura me një grup në Siri, që mbështetet nga Irani, tha ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, një grup monitorues tha se nga sulmet amerikane janë vrarë pesë luftëtarë.

Këto sulme ishin në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj trupave amerikane në Siri, tha Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM).

Sulmet kishin për shënjestër “një depo të armëve dhe një seli të logjistikës… në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj personelit amerikan”, tha CENTCOM përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk identifikoi grupin e sulmuar.

“Nuk kishte dëme në ndërtesat e SHBA-së e as të plagosur në mesin e personelit amerikan apo të forcave partnere gjatë këtij sulmi”, shtoi CENTCOM.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se “pesë luftëtarë proiranianë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u goditën nga avionët luftarakë amerikanë” në një nga bazat e tyre në qytetin e Albukamalit, në provincën lindore siriane të Deir Ezorit.

Të hënën, forcat amerikane bombarduan nëntë caqe që ishin të lidhura me grupet e mbështetura nga Irani, në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa dhe dronë, tha Pentagoni.

Vëzhguesi tha se nga këto sulme u vranë katër anëtarë të grupeve besnike ndaj Iranit.

Ushtria amerikane ka afër 900 trupa në Siri dhe 2.500 në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar që u krijua më 2014 për të ndihmuar në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar, grupet proiraniane vazhdimisht kanë shënjestruar forcat amerikane në Siri dhe Irak, në përgjigje për mbështetjen që Uashingtoni i ofron Izraelit.

Në shumë raste, SHBA-ja u është përgjigjur këtyre sulmeve, duke kryer sulme ndaj grupeve që mbështeten nga Teherani.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Siri, #Sulme ShBA
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Haradinaj: Edhe po të ketë qeveri, do të jetë qeveri e pazareve

Kosova Times Kosova Times October 26, 2025
Bukë e bërë nga mishi i pulës
Rizvanolli: Efiçiencën e energjisë e kemi vënë si top prioritet
RrGK lanson librin “Fakte dhe Fabula të Rezolutës 1325” gjatë Forumit Presidencial
Haxhiu: Kuvendi nuk mund të mbetet peng i Listës Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?