By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në 10-vjetorit të grupit Respect our Rights: Ja çkemi bërë për rininë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në 10-vjetorit të grupit Respect our Rights: Ja çkemi bërë për rininë
Lajme

Kurti në 10-vjetorit të grupit Respect our Rights: Ja çkemi bërë për rininë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 6:04 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e shënimit të 10-vjetorit të grupit Respect our Rights (ROR), në kuadër të së cilës bashkëbisedoi me anëtarë nga grupi. 

Ai përgëzoi ROR-in për rolin aktiv që luajnë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve në Kosovë pa dallim si dhe organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit për mbështetjen e vazhdueshme për themelimin dhe funksionimin e ROR-it, por edhe për punën e palodhur në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe rinisë.

Më tej, kryeministri theksoi hapat e ndërmarra nga qeveria përgjatë këtij mandati, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetesës për fëmijët dhe të rinjtë. Veçoi shtesat për fëmijët nën moshën 16 vjeçe, ku deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë dhe mbi 60 mijë nëna lehona të cilat përfitojnë mbështetje muaj pas muaji dhe dyfishimin e punësimit të numrit të të rinjve. Vetëm përmes platformës së punësimit, SuperPuna, për më pak se dy vite Qeveria punësoi mbi 14 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç, në 9,500 biznese vendore, ku 51% prej tyre janë gra, ndërsa përmes programit Kosovo Generation Unlimited janë ofruar mundësi praktike për 3 mijë të rinj.

Në vijim, tha se studentët në universitete i kemi mbështetur me bursa në vlerë të mbi 10 milionë eurove, prej tyre studentët që studiojnë në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, ata elitarë, studentët me aftësi të kufizuara dhe studentët që studiojnë jashtë vendit.

Kryeministri shtoi edhe se sot vendi ynë ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë dhe fëmijët, gjersa kemi 250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë të përfunduara dhe në realizim.

Për mbështetjen e rinisë dhe përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në vendimmarrje kemi Ligjin e ri për Rininë. Tre muaj prej kur Ligji hyri në fuqi, pakoja e akteve nënligjore është hartuar, për themelimin e Agjencisë për Zhvillimin e Rinisë, njohjen e punës rinore, ristrukturimin e Këshillave Rinor, funksionimin e qendrave rinore dhe promovimin e vullnetarizmit rinor.

Kryeministri i ftoi të rinjtë që përmes platformës së konsultimeve publike, deri më 19 nëntor kur edhe është afati, të dorëzojnë komentet e tyre të cilat më pas do të adresohen, para miratimit dhe zbatimit. /Kosovatimes

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

TAGGED: #Albin Kurti, #Respect our Rights
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

20 të arrestuar për evazion fiskal dhe pastrim parash

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
Pothuajse 90 mijë njerëz kërkuan që Komiteti Hetues t’i lëshojë trupin e Navalny familjes së tij
Fury pas humbjes nga Usyk: Unë besoj se e kam fituar meçin, por…
Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
Bizneset amerikane përgatiten për ndryshimet që do t’i sjellë Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?