Japonia ka dhuruar pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme të Gjilanit dhe Prizrenit.
Ambasada e Japonisë në Kosovë ka njoftuar se sot janë mbajtur dy ceremonitë e dorëzimit të dy projekteve në kuadër të Asistencës së Grantit të Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Bazike (GGP).
“Ceremonia e parë ishte për ‘Projekti për Sigurimin e Pajisjeve Mjekësore për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit’ në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit në Komunën e Gjilanit, ndërsa ceremonia e dytë ishte për ‘Projektin për Sigurimin e Pajisjeve të Fizioterapisë për Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit’ në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim të Ambasadës së Japonisë.
Në ceremoni morën pjesë Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Arsim Emini, drejtor ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit; Narqize Arenliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit; Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe stafi i spitaleve përkatëse.