By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimi i parë për Dramën Shqipe ‘Katarina Josipi’ i jepet Nezirajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Çmimi i parë për Dramën Shqipe ‘Katarina Josipi’ i jepet Nezirajt
Lajme

Çmimi i parë për Dramën Shqipe ‘Katarina Josipi’ i jepet Nezirajt

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 10:11 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Ministri i Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, në prani të anëtarëve të jurisë së sivjetme për dhënien e Çmimeve për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”, ua ka dhënë sot çmimet tre fituesve për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” nga konkursi i sivjetmë i shpallur nga MKRS-ja muaj më parë.

Juria sivjet ka zgjedhur këto tri drama për shpërblim:

Çmimi i parë i është dhënë dramës “Udhëtimi i familjes Muller në Unmikistan”, autorit Jeton Neziraj.

Çmimi i dytë dramës “Fridrih Fluturaku”, autorit Astrit Kabashi.

Çmimi i tretë dramës “Zelus”, autorit Hynor Vitija.

Aplikimi i dramaturgëve me dorëshkrime të dramave është bërë me shifra dhe ka qenë anonim.

Dramaturgu dhe profesori Fadil Hysaj, i cili ka qenë kryetar i jurisë, kërkoi që dramës bashkëkohore shqipe t’i jepet përparësi dhe ky konkurs të vazhdojë edhe më tutje, pasi që çdo vit shohin prurje të reja.

Ministri Hajrulla Çeku i përgëzoi fituesit. Ai theksoi se do të përpiqen t’u ofrojnë kushte edhe më të mira të punës dramaturgëve, regjisorëve dhe të gjithë artistëve me rregulloren e re për ta, e që sipas tij është duke e hartuar Ministria e Kulturës.

Ministri Çeku shprehu solidaritet instutcional me Jeton Nezirajn për shkak se kohëve të fundit ka qenë i sfiduar për shkak të punës së tij për arsye politike ose arsye të tjera joparimore edhe për dramën “Të gjashtët kundër Turqisë” dhe për “The Handke Project”.

“Jemi me ty dhe me të gjithë krijuesit për të bërë punën më të mirë të mundshme”, shtoi Çeku.

Kurse Jeton Neziraj tha se “jam i lumtur edhe për faktin që ky konkurs po vazhdon dhe e ka atë peshën e merituar sepse e di që sivjet i kemi pasur 24 drama”.

Më tutje ai tha se ka pak drama shqipe që janë inskenuar.

“Teatri në Kosovë është i lidhur me dramën shqipe. Drama është themel boshti i teatrit shqiptar, i teatrit në Kosovë, prandaj vëmendja kah dramat shqipe nënkupton një teatër të zhvilluar, një teatër që i merr parasysh kërkesat, qëndrimet shoqërore, politike dhe sociale”, pohoi Neziraj.

You Might Also Like

Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime

Hapet ekspozita me fotografi të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

Ramë Lahaj emocionon me dy interpretime magjepsëse në Festivalin e Këngës

OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje

Sot premiera e dokumentarit për Izet Gjinovcin

TAGGED: #Çmimi i parë, #Drama Shqipe ‘Katarina Josipi’, #Jeton Neziraj, #MKRS
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria ukrainase: Situata në Avdiivka është “kërcënuese”

Kosova Times Kosova Times February 15, 2024
Hapet festivali ‘Anibar 2024’ në Pejë
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm të akuzuarit
Sulmuesit e gazetarëve në veri s’u përballën me drejtësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?