By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Po lansohet programi që synon barazinë dhe nxitjen e punësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Po lansohet programi që synon barazinë dhe nxitjen e punësimit
Lajme

Kurti: Po lansohet programi që synon barazinë dhe nxitjen e punësimit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 3:30 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Kryeminsitri Kurti duke prezantuar skemën Mbështetja e punësimi për familje në asistencë sociale, tha se po realizohet programi i cili synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Ai tha se me këtë reformë, jo vetëm që punësimi do të zgjasë për 6 muaj, por njëkohësisht nxit qëndrueshmërinë ë punësimit edhe pas një periudhe shtesë prej 6 muajsh.

Qeveria e Kosovës ka bërë lansimin e  masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale.

Përveç kryeministrit Kurti, në lansimin e kësaj skeme mori pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Kryeministri Kurti për lansimin e projektit të reformës së asistencës sociale, tha se po realizohet  një program i cili synon barazinë dhe nxitjen e punësimit, që ishte premtuar.

“Premtimi për reformë që pikësynim ka barazinë shoqërore e kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar teste të reja të varfërisë, ku si rezultat në fillim të këtij muaji 1824 familje në nevojë përfituan mbështetje financiare, duke u bërë kështu pjesë e grupit të parë të përfituesve”, tha Kurti.

Ndërsa për nxitjen e punësimit, si premtim i dytë, kryeministri Kurti tha se po realizohet duke mos e larguar automatikisht nga skema ata që punësohen, por, sipas tij, duke inkurajuar dhe mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës.

“Nëse në të kaluarën familjet në asistencë sociale, punësimin e kanë pasur si kërcënim për largim nga skema e asistencës sociale, sot duhet ta shohin si mundësi që të sigurojnë të ardhura të nevojshme për të mospasur më nevojë për skemën”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se punësimi për familje në asistencë sociale, e cila realizohet në dy faza, ku në fazën e parë realizohet në 70% të pagës së punëtorit për 6 muaj me radhë dhe si mbështetje shtesë, nëse punësimi vazhdon edhe 6 maj të tjerë punëdhënësi do të përfitojë gjithashtu pagesë të njëhershme.

Kryeministri Kurti ishte kritik në qasjen ndaj familjeve në asistencë, në të kaluarën , ku, sipas tij, ka pasur kritere diskriminuese, që kanë bërë të mundur largimin e qytetarëve nga skema e asistencës sociale edhe kur punësimi i tyre kishte zgjatur vetëm një muaj.

Kryeministri Kurti, mes tjerash, tha se me këtë reformë jo vetëm që punësimi do të zgjasë për 6 muaj, por njëkohësisht nxit qëndrueshmërinë e punësimit edhe pas një periudhe shtesë prej 6 muajsh.

Ndërsa drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, thase përmirësimi i cilësisë së jetës për njerëzit në Kosovë, është prioritet për Bankën Botërore, derisa shtoi se  parimet udhëzuese për të mbështetur Qeverinë e Kosovës, si dhe mbrojtjen e sistemit social është vendimtare për të arritur objektivat e përbashkëta.

Investimi nuk është vetëm përgjithësi morale por strategji e qëndrueshme. Kjo dëshmon përmirësimin e ndihmës sociale e po ashtu e rrisin edhe punësimin për të nxjerrë nga kriza siç ishte pandemia. Ky pilot-projekt shënon një hap të rëndësishme për të fuqizuar skemën shoqërore”, ka deklaruar Paolucci.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

TAGGED: #Albin Kurti
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jofre: Kosova nuk është alfa dhe omega e integrimit evropian të Serbisë, por është pjesë e pakos

Kosova Times Kosova Times November 15, 2023
Serbët mblidhen në Rudare për të protestuar
Nëna në Itali vrau dhe copëtoi të birin. “Doja ta mbroja nusen time nga dhuna”
Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
Dr. Krasniqi flet për dëshmitë e mbledhura për krimet e luftës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?