By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Parafushatë intensive e partive, tendencë nga qeveria për ndërhyrje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Parafushatë intensive e partive, tendencë nga qeveria për ndërhyrje
Lajme

DnV: Parafushatë intensive e partive, tendencë nga qeveria për ndërhyrje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 3:41 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Rrjeti i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka dalë me vlerësim për periudhën siç e kanë quajtur ata, të parafushatës që po bëhet nga partitë politike.

Sipas këtij koalicioni organizatash ka një parafushatë intensive dhe tendencë të Qeverisë për të ndërhyrë në proces zgjedhor të cilën DnV-ja e ka quajtur si një nga problematikat më të mëdha të parafushatës.

“Një nga problematikat më të mëdha të parafushatës së deritanishme është përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale dhe ndërhyrjet e Qeverisë në procesin zgjedhor. Kjo përfshinë veprime që dëmtojnë barazinë e garës zgjedhore dhe mund të ndikojnë në përcaktimin e votuesve, duke krijuar një garë të pabarabartë. Ndër to, masat financiare, rritja e pensioneve, pagës minimale dhe pagave në sektorin publik, të miratuara nga Qeveria, që pritet të hyjnë në fuqi pak kohë para zgjedhjeve, shpërfaqin një model të rrezikshëm të përpjekjes për të ndikuar votuesit nëpërmjet fondeve publike”, tha Eugen Cakolli nga DnV.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga DnV-ja në këtë konferencë ishte lidhur me procesin e votimit jashtë vendit.

“Deri tani, janë aprovuar rreth 15 mijë aplikime për votim jashtë vendit, ku dy të tretat e këtyre aplikimeve janë për votim me postë në misionet diplomatike të Kosovës. Megjithatë, DnV vëren se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka tentuar të ndërhyjë në këtë proces duke kërkuar hapjen e qendrave të votimit në vende të tjera, gjë që është e paligjshme, pasi KQZ-ja është institucioni i vetëm që ka autoritetin për të organizuar dhe administruar zgjedhjet”, tha ai.

Gjatë këtij vlerësimi nga DnV-ja, u përmend se në KQZ ka mbizotëruar fryma konsensuale e vendimmarrjes dhe se ky institucion ka bërë progres të rëndësishëm duke digjitalizuar pjesën më të madhe të operacioneve zgjedhore.

Ky rrjet organizatash vendore ka bërë të ditur se monitorimin e fushatës zgjedhore 30 ditore do ta bëjnë Fushata zgjedhore 30 ditore 38 vëzhgues afatgjatë në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa gjatë në ditën e zgjedhjeve në terren në vëzhgim do t’i kenë 550 vëzhgues të tjerë afatshkurtër. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

TAGGED: #DnV, #Eugen Cakolli, #Parafushata, #Qeveria e Kosovës, #Zgjedhjet
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Sallata “fshesë” zhduk kilogramët: Deri në fillim të verës, do të keni një bel më të hollë, një metabolizëm më të shpejtë dhe një lëkurë më të bukur

Kosova Times Kosova Times May 24, 2025
Kosova me lumenj të degraduar e pa harta të rrezikut nga vërshimet
Ilazi shprehu ngushëllime familjes së policit të vrarë, Muhamed Lika
Arrestohen tre persona, konfiskohen mbi 8 mijë e 500 euro të falsifikuara
Kievi pezulloi statusin e bankës hungareze si sponsor lufte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?