By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike
June 12, 2025
Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre
June 12, 2025
Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas
June 12, 2025
Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron
June 12, 2025
Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grossi i viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grossi i viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Rajon / Botë

Grossi i viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 7:18 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, i ka vizituar objektet kryesore në nëntokë të Iranit për pasurimin e uraniumit, Fordoë dhe Natany, raportuan mediat shtetërore iraniane të premten.

Ato nuk dhanë më shumë hollësi rreth vizitës së tij në këto zona.

Irani i ka kufizuar inspektimet në zonat e veta bërthamore dhe ua ka ndaluar disa inspektorëve të IAEA-s hyrjen në objektet për pasurim të uraniumit.

Grossi ndodhet në Iran në përpjekje për të gjetur zgjidhje diplomatike, ku paralajmëroi ditë më parë se “hapësira për negociata… po zvogëlohen” për programin e avancuar bërthamor të Iranit.

Teherani ngul këmbë se synimet e saj bërthamore janë “paqësore”.

Vizita e Grossit u zhvillua në prag të takimit të bordit të IAEA-s, ku disa vende pritet të kërkojnë reagim ndaj Republikës Islamike.

Vizita e Grossit në Iran u zhvillua një javë pasi Donald Trump i fitoi zgjedhjet në SHBA, i cili gjatë mandatit të parë në vitin 2018 e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që Irani arriti me fuqitë botërore më 2015, dhe rivendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike.

Kjo marrëveshje parashihte frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe pakti synonte që të parandalonte Iranin nga posedimi i armëve bërthamore.

Pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, Irani e zgjeroi programin e tij bërthamor dhe kufizoi inspektimet e Agjencisë të udhëhequr nga Grossi në uzinat bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin e tyre se Teherani ka shkelur kufizimet e vendosura në marrëveshje sa i përket pasurimit të uraniumit, duke e pasuruar uraniumin deri në 60 për qind. Për armë bërthamore, kërkohet uranium i pasuruar prej 90 për qind.

You Might Also Like

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Rrahje, goditje elektrike, uri: 846 ditë të oficerit ukrainas në robëri ruse

TAGGED: #Iran, #Rafael Grossi, #Zonat bërthamore nëntokësore
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A janë ndryshimet kushtetuese kushti i vetëm i Shkupit në integrimin evropian?

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Doris Pack do të shpallet qytetare nderi e Podujevës
Mbrojtja e Thaçit zbulon identitetin e tetë dëshmitarëve ndërkombëtarë
Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e FSK-së
‘Të bashkuar me Ukrainën’, Hovenier: Riafirmojmë angazhimin si partnerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?