By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin
December 14, 2025
UGSH, dega SHBA. Nderohen gazetarë të shquar shqiptaro-amerikanë
December 14, 2025
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor
Rajon / Botë

Protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 7:54 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan të premten trafikun dhe qëndruan në heshtje për 14 minuta për të përkujtuar viktimat e një incidenti në një stacion hekurudhor dy javë më parë. Ata gjithashtu kërkuan që të mbahej përgjegjësi për tragjedinë.

Dhjetëra aktivistë bllokuan një udhëkryq para stacionit hekurudhor qendror të qytetit, ku më 1 nëntor çatia e jashtme e tij u shemb papritur, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Shumë vetë në Serbi thanë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit masiv, që sipas tyre kishte shkaktuar zvarritjen e rinovimit të ndërtesës së stacionit.

Struktura 60-vjeçare u rinovua dy herë në vitet e fundit dhe u përurua nga zyrtarët më të lartë serbë.

Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit të qeverisë serbe ka paraqitur dorëheqjen. Megjithatë nuk ka pasur asnjë arrestim për rastin. Kritikët akuzojnë autoritetet populiste se po përpiqen të shmangin përgjegjësinë.

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në protesta si në Novi Sad ashtu edhe në Beograd gjatë dy javëve të fundit.

Shumë në Serbi nuk kanë besim se do të ketë ndëshkime për tragjedinë, sepse qeveria populiste ka kontroll të fortë si mbi policinë ashtu edhe te gjyqësori.

Ligjvënësit e opozitës në Beograd iu bashkuan gjithashtu të premten protestës së heshtur duke bllokuar trafikun për 14 minuta para ndërtesës së parlamentit në kryeqytet.

Një vajzë 6-vjeçare ishte mes të vrarëve nga shembja e çatisë. Tre të plagosurit kanë humbur gjymtyrë dhe janë në rrezik për jetën.

You Might Also Like

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

TAGGED: #Novi Sad, #Protestë
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Hidhini një sy mirë kërthizës tuaj, tregon se sa do të jetoni

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Arrestime dhe konfiskime për armëmbajtje pa leje në Gjilan,Pejë e Skenderaj Sh.Ç|RTKlive
Lirohet gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, në këmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit
UGSH ju fton në ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët
Hapet Panairi i parë i Ekonomisë Qarkore në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?