By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”
December 9, 2025
Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm
December 9, 2025
Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve
December 9, 2025
Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë
December 9, 2025
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Rajon / Botë

Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 11:08 AM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 16 nëntor, pak, pasi ushtria izraelite lëshoi një urdhër të ri për evakuim nga zonat.

Që nga e marta, më 12 nëntor, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, që janë bastion i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Agjencia AFP raporton se mëngjesin e së dielës janë parë shtëllunga tymi duke dalë nga ndërtesat në këtë zonë.

Pak para se të kryente sulmin, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, publikoi në X një thirrje për banorët e Haret Hreikut, periferi e Bejrutit, që të evakuoheshin.

“Ju gjendeni pranë ndërtesave dhe interesave që u përkasin Hezbollahut, kundër të cilit ushtria izraelite do të veprojë me forcë shumë shpejt”, shkroi ai në gjuhën arabe, duke identifikuar ndërtesa specifike dhe duke u thënë banorëve që të largohen nga to të paktën 500 metra.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha se “armiku” kreu tri sulme ajrore, përfshirë një afër Haret Hreikut.

“Sulmi i parë ajror ishte pranë Haret Hreikut që shkatërroi ndërtesa dhe shkaktoi dëm në zonë”, tha kjo agjenci.

Sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit në jug të Bejrutit kanë çuar në eksod masiv të civilëve nga kjo zonë, edhe pse disa prej tyre kthehen gjatë ditës për të kontrolluar shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Në jug të Libanit, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës, raportoi NNA.

Gjatë natës, Hezbollahu pretendoi se ka kryer dy sulme me raketa që tha se kishin për shënjestër selinë e një batalioni të këmbësorisë në veri të Izraelit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Që nga 23 shtatori, Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në Liban dhe më pas ka dërguar trupa tokësore, pasi për pothuajse një vit ai ka këmbyer zjarr me Hezbollahun në kufi, pasi nisi lufta në Rripin e Gazës.

Autoritetet libaneze kanë thënë se më shumë se 3.440 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur Izraeli dhe Hezbollahu nisën të këmbenin zjarr.

You Might Also Like

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

Trump i dha Zelensky-t disa ditë kohë për t’iu përgjigjur planit të paqes

Studenti e godet të dashurën 51 herë me thikë, pasi ajo refuzoi t’i tregonte kodin e telefonit

nxhinieri lufton për jetën pasi ra 6 metra nga një aeroplan i British Airways mbi beton në aeroportin Heathrow

Fidan: Le të diskutojmë të gjitha çështjet e Egjeut në tërësi

TAGGED: #Bejrut, #Sulme izraelite
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times Kosova Times November 15, 2025
Osmani e Kurti mbështesin Ukrainën deri në fitore
Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit
Me rastin e 1 Qershorit mbi 1 mijë fëmijë vizituan Kuvendin
Erdogan siguron mbështetjen e politikanit që doli i treti në zgjedhjet presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?