Habek në qendër të vëmendjes

Pavarësisht përzgjedhjes së re të kryetarëve, Habeck ka të ngjarë të jetë figura mbi të cilën do të përqendrohet më shumë vëmendja në Wiesbaden. Sepse zëvendëskancelari aktual dëshiron të zgjidhet si kandidat i partisë së tij për kancelar, pavarësisht të gjitha sondazheve të këqija. Robert Habeck është ndoshta politikani më i famshëm i Gjelbër për momentin. Megjithatë, ai humbi shumë mbështetje gjatë kohës së tij në qeveri, veçanërisht pas planeve të tij të paraqitura keq për të ndryshuar sistemet e ngrohjes në shtëpitë gjermane nga gazi në pompat e qëndrueshme të nxehtësisë.

Megjithatë, fushata e shkurtër elektorale deri në zgjedhjet e reja të shkurtit me siguri do t’i përshtatet atij, më shumë se kurrë më parë në historinë e të Gjelbërve për cilindo nga liderët e tyre. Jo të gjithëve u pëlqen kjo, sepse shumë anëtarë të të Gjelbërve e shohin partinë e tyre si një parti programore, në të cilën personeli nuk është aq i rëndësishëm.

Dhe se si Habek ka ndërmend të zhvillojë fushatën e tij elektorale, ai në një intervistë për DW tha: “Së pari duhet të shpjegojmë se çfarë po ndodh aktualisht këtu”. Të gjitha këto kriza, konflikte dhe sfida: pse ka kaq shumë grindje?”

Sipas mendimit të tij, të Gjelbrit duhet të kujdesen për disa nga problemet më urgjente në Gjermani: të krijojnë banesa më të përballueshme, të ulin çmimet e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Nëse do të luftojnë për të si qeveri apo opozitë, qytetarët e Gjermanisë do të vendosin në zgjedhjet e reja të 23 shkurtit.