By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal
December 10, 2025
Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi
December 10, 2025
Dhuna në familje në rritje shqetësuese
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ademi: Rastin e mbrëmshëm në Bukuresht do ta dërgojmë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ademi: Rastin e mbrëmshëm në Bukuresht do ta dërgojmë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv
Sport

Ademi: Rastin e mbrëmshëm në Bukuresht do ta dërgojmë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 5:33 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
Players scuffle during the UEFA Nations League soccer match between Romania and Kosovo at the National Arena stadium in Bucharest, Romania, Saturday, Nov. 16, 2024. (AP Photo/Alexandru Dobre)
SHARE

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka paralajmëruar se çështjen e mbrëmshme të ndodhur në Bukuresht, ku kombëtarja e Kosovës lëshoi fushën pas “thirrjeve raciste” dhe “anti-Kosovë” nga shikuesit, do ta dërgojë deri në KAS.

Ademi, përmes një postimi në Instagram, tha se vendimi për të braktisur ndeshjen nuk ishte i lehtë, “por ishte i drejtë”.

“Falënderojmë të gjitha institucionet dhe opinionin publik për përkrahjen e tyre të drejtë dhe të vendosur. Ne sigurojmë se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi konform rregulloreve për rastet e tilla politike dhe qëllimkëqija që nuk kanë vend në sport deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë”, deklaroi kreu i FFK-së.

Ai tha se bazuar në ato që ndodhën në stadiumin e njëjtë, “National Arena” një vit më parë, “nuk kemi pritur që një gjë e tillë të na përsëritet sërish në Rumani”.

Kreu i FFK-së tha se pavarësisht çfarë epilogu ligjor do të ketë kjo ndeshje, “duhet theksuar se ne kemi qenë të lënduar emocionalisht (e sidomos lojtarët) nga provokimet dhe nënçmimi i vazhdueshëm që tifozët rumunë bënë në kor”.

“Kulmi u arrit me incidentin e iniciuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë. Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet, dhe ne si Federatë qëndruam krah tyre për të mbrojtur emocionet dhe dinjitetin e tyre dhe të shtetit tonë”, u shpreh Ademi.

Ai tha se vendimi për të lëshuar fushën “ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s”.

“Futbolli duhet të jetë simbol i fair-play-it dhe bashkimit, veçanërisht në ndeshjet e kalibrit të tillë. Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, potencoi kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

You Might Also Like

Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë

FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit

Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milion euro

Bullgaria shpallet kampione e IHF Trophy U17 në Prishtinë, Kosova e treta

TAGGED: #Agim Ademi, #FFK, #KAS, #Liga e Kombeve, #Rumania-Kosova
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Azemi: Qeveria ka dështuar në premtimin për `qeveri me duar të pastra`

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Shefi sicilian i mafies Messina Denaro, në “komë të pakthyeshme”
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin ShBA-Meksikë
Kryeziu për seancën e sotme: Nxjerrte konkludim pa filluar ende debati
Policia shqipton mbi 2 mijë 400 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?