By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik
October 29, 2025
Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së
October 29, 2025
Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk
October 29, 2025
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë
Lajme

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 9:36 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha hetimet nga tij. Në një intervistë për RTK-në, Buja ka theksuar se gjithmonë duhet të kundër-argumentohet pretendimi i prokurorisë. Ai tha se UÇK ka bërë luftë çlirimtare e të drejtë kundër një pushtuesi, derisa kërkoi mbështetje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Me betejë për lirinë e popullit të Kosovës, e me betejë juridike 5 vjeçare e përshkruan jetën e vet ish-luftëtari e komandanti i UÇK-së Shukri Buja, i cili javën e kaluar triumfoi në Speciale, kur ranë poshtë të gjitha akuzat për të cilat dyshohej.

Teksa qëndron në vendlindjen e tij në Lipjan, Buja e quan këtë proces triumf të tërë luftës së UÇK-së.

“Lufta jonë juridike do të fitohet me fitoren e pafajësisë e krerëve të UÇK-së që gjinden atje. Çështja e prezencës në një sallë gjykimi bashkë me ta (isha mësuar që t’i përqafoj) nuk ishte e lehtë për mua. Ajo që më motivonte ishte se ne vet e kemi krijuar Gjykatën Speciale. Vota e parlamentarëve tanë e ka votuar, ndërkombëtarët janë duke e zhvilluar në bazë të ligjit që është krijuar këtu. Ne duhet të argumentojmë atë që po pretendon prokuroria se ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe që lufta jonë ka qenë e drejtë kundër një pushtuesi”, tha Buja për RTK.

Në këtë proces Buja thotë se nuk e di qartë mbështetjen që vjen nga shteti i Kosovës, veçse konsideron se është një mbështetje shumë e vogël financiare.

“Jam ndier mirë që kam mundur me i dhënë shumë argumente Gjykatës se ne nuk kemi pasur një ushtri të standardeve të NATO-s. Jam mundu me argumentuar që duhet shumë kohë paqe për me organizuar një ushtri të rregullt, ndërsa ne gjatë luftës kemi pasur mungesë personeli profesional, kemi pasur mungesë logjistike e mjeteve financiare dhe në atë fazë jemi përballur drejtpërdrejtë me luftën”, theksoi ai.

Buja, pas pesë vitesh, thotë se festat e nëntorit i pret me emocion më të veçantë.

Në mungesë të provave, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbyllur hetimet kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Bujës, ndërsa ky është rasti i parë i mbyllur për vepra penale për krime lufte të hetuara deri tash nga ZPS-ja.

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e AAK-së që kishte kërkuar rivotim në Junik

Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla

Kurti në Paris flet për rëndësinë e anëtarësimit në BE e NATO

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

OVL UÇK organizon protestë në Strasburg më 16 nëntor

TAGGED: #Gjykata Speciale, #Krerët e UÇK-së, #Shukri Buja
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koalicioni i Ficos dobësohet në mënyrë kritike ndërsa më shumë deputetë tërhiqen

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
“Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë”, Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm
Medvedev u udhëzua të thërras 400,000 ushtarë me kontratë në ushtri deri në fund të vitit
Putin kërcënoi se do të godiste vendet e NATO-s në rast të vendosjes së avionëve luftarakë për Ukrainën
Knaus thotë se duhet takim i jashtëzakonshëm për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?