By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj fajëson qeverinë që Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj fajëson qeverinë që Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF
Lajme

Hoxhaj fajëson qeverinë që Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 10:53 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë duke thënë se paaftësia e saj është shkak që Kosova s’ka arritur të bëhet shtet me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë (OIF).

Hoxhaj u shpreh krenar që gjatë mandatit të tij të parë si ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e organizatës së lartcekur.

“Krenar që gjatë mandatit tim të parë si Ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF), para 10 vitesh, në nëntor të vitit 2014 në Senegal të Afrikës! Kjo arritje u përmbush pas një pune të madhe lobuese jashtë vendit për disa vite në Evropë, Afrikë dhe Azi, së bashku me përmbushjen e kritereve të domosdoshme brenda vendit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoxhaj ka thënë se ende e ka në mendje gëzimin e fitores së Kosovës kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë.

“Një fitore e rëndësishme, ku Kosova, së bashku me Meksikën, u bë pjesë e kësaj organizate që ka 88 shtete anëtare me një gjeografi globale. Ende kam në mendje gëzimin e fitores sonë kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë, të cilët lobonin kundër Kosovës deri në minutat e fundit para votimit dhe vendimit. 21 vende që ende nuk e kishin njohur Kosovën mbështetën anëtarësimin e saj, një fakt që bëri që presidenti i atëhershëm serb, Nikolić, të anulonte pjesëmarrjen e tij në Samit”, ka shkruar ai.

Ish-ministri i Jashtëm ka theksuar se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare.

“Para disa muajsh Kosova ka kërkuar dhe aplikuar për t’u bërë shtet me të drejta të plota, meqë Frankofonia ka shtete anëtare vëzhguese, të asociuara dhe anëtare të plota. Aplikimi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit, çka tregon se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare!”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

TAGGED: #Enver Hoxhaj, #Kosova, #Organizata Botërore të Frankofonisë
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prezantuesi legjendar Michael Parkinson është ndarë nga jeta

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
Kurti: Adem Mikullovci në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun
MFPT: Ekzekutimi i pensioneve shtyhet për nesër
Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve
Kurti përkujton intelektualët Bajram Kelmendi, Agim Hajrizi e Latif Berisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?