By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.
January 18, 2026
Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes
January 18, 2026
Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot
January 18, 2026
Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen
January 18, 2026
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite
Rajon / Botë

Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 10:54 AM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë, pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.

Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.

Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.

Bombardimet u kryen, pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban që nga 23 shtatori dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore, pasi për pothuajse një vit ai dhe Hezbollahu këmbyen zjarr në kufi pasi nisi lufta në Gazë.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Periferitë jugore të Bejrutit që disa ditë po përballen me sulme të pareshtura të Izraelit, pasi kjo zonë konsiderohet bastion i Hezbollahut.

Gjatë së shtunës, ushtria izraelite tha se ka sulmuar “një depo të armëve” dhe një “qendër komanduese” të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha po ashtu se Hezbollahu ka gjuajtur rreth 80 predha drejt Izraelit të shtunën.

Autoritetet libaneze thonë se më shumë se 3.452 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar dhe shumica e viktimave janë regjistruar që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, Izraeli ka raportuar për 48 të vrarë gjatë luftimeve me Hezbollahun.

You Might Also Like

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa

TAGGED: #Bejrut, #Sulme izraelite
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Prokuroria Speciale bën kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të pandehurit I.A
U deshën gjashtë ambulanca për t’i transportuar, një familje e tërë dërgohet me urgjencë në spital
Alexei Navalny u nderua me Çmimin e Paqes në Dresden
Irani shqipton dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?