Zyra e mediave e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se numri i të vrarëve është 72, në ndërtesën që sipas mjekëve dhe banorëve lokalë, strehonte anëtarë të paktën gjashtë familjeve.

Ushtria izraelite dërgoi tanke në Beit Lahiya dhe në qytetet e afërta Beit Hanoun dhe Jabalia, më I madhi nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, muajin e kaluar në atë që ajo tha se ishte një fushatë për të luftuar militantët e Hamasit që kryenin sulme dhe për të parandaluar rigrupimin e tyre.

Ndërkohë Katari i ka thënë Hamasit dhe Izraelit se do të ndalojë përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve derisa ata të tregojnë “vullnet dhe seriozitet” për të rifilluar bisedimet.

Dy palët ndërluftuese vazhdojnë të shkëmbejnë fajin. Hamasi dëshiron një marrëveshje që i jep fund luftës, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi Hamasi të çrrënjoset.

Ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se 43,800 njerëz janë konfirmuar të vdekur që nga 7 tetori 2023. Kurse Militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 izraelitë atë ditë dhe ende mbajnë dhjetëra nga rreth 250 pengje që i morën në Gaza, sipas të dhënave izraelite.