By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA dritë jeshile, Ukrainës të sulmojë Rusinë- Reagon Moska: Hap drejt Luftës së III-të Botërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SHBA dritë jeshile, Ukrainës të sulmojë Rusinë- Reagon Moska: Hap drejt Luftës së III-të Botërore
Rajon / Botë

SHBA dritë jeshile, Ukrainës të sulmojë Rusinë- Reagon Moska: Hap drejt Luftës së III-të Botërore

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 12:52 AM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Ligjvënësit e lartë rusë kanë bërë të ditur se vendimi i Uashingtonit për të lejuar Kievin që të godasë brenda në thellësi të Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, përshkallëzon konfliktin në Ukrainë dhe mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi, ditën e sotme.

“Perëndimi ka vendosur për një nivel të tillë përshkallëzimi që mund të përfundojë me Ukrainën komplet në rrënoja deri në mëngjes”, tha Andrei Klishas, një anëtar i lartë i Këshillit të Federatës, dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme.

“Ky është një hap shumë i madh drejt fillimit të Luftës së Tretë Botërore,” citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS të thoshte Dzhabarov.

Presidenti Vladimir Putin tha në shtator se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt me Rusinë nëse e lejon Ukrainën të godasë territorin rus me raketa me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor, një veprim që ai tha se do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit.

Rusia do të detyrohej të merrte ato që Putini i quajti “vendime të përshtatshme” bazuar në kërcënimet e reja.

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

TAGGED: #Armë me rreze të gjata, #Lufta e Tretë Botërore, #Rusia, #ShBA, Ukraina
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegaconi serb me 18 ekspertë në ekip!

Kosova Times Kosova Times November 16, 2023
Zhegrova rrëmben çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’
Giroud: Gjithmonë në krah të Piolit, ndihem mirë te Milani
Ligjvënësit opozitarë gjeorgjianë sfidojnë Ligjin për “agjentët e huaj”
OKB-ja po grumbullon një miliard dollarë për restaurimin e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?