By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë ndaj dy personave për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë ndaj dy personave për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen
Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 1:23 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve shtetarit turk, E.A., dhe shtetasit kosovar, H.B., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”. 

Në njoftim është përshkuar mënyra se si sipas Prokurorisë, ka ndodhur rasti.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:50 min, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni në lagjen ‘’Kurillë’’, me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin tjetër H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast  i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës, duke i shkaktuar plagë therëse, të konstatuara si në Raportin e Autopsisë – të datës 31.10.2024, dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e pësuara, pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku si pasojë e shokut hemorragjik edhe ndërron jetë”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri E.A., thuhet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

“I pandehuri H.B., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:55 min, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit, jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij, duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me mjet të rrezikshëm nga i pandehuri E.A., nuk e dërgon të njejtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, e lejon të dalë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes “Bazhdërhane” në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes “Ortakoll”, ku si pasojë e plagëve të pësuara, përkatësisht  si pasojë e shokut hemorragjik viktima edhe ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Pa ashtu në njoftim, theksohet se ai duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor, nuk e ka njoftuar organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale nga E.A., megjithatë ka refuzuar që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të saj.

“Në këtë mënyrë, i pandehuri H.B., ka kryer veprat penale ‘Mosdhënia e ndihmës’ dhe ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, theksohet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fitore e vlefshme për prizrenasit ndaj Vreshtarëve

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Luis Enrique e vlerëson PSV-në si kundërshtar të vështirë
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Zelensky njoftoi kushtin me të cilin Ukraina do të pranonte humbjen e territorit
Sanader lirohet nga burgu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?