By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armë për kokainë: Guerilët kolumbianë duan armët e Assadit
July 9, 2025
GJEDNJ shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
July 9, 2025
Foto e Macron dhe Kate Middleton u shpërnda në internet, ai i ngriti dolli dhe i bëri me sy gjatë darkës
July 9, 2025
Reagimi i parë i Kremlinit per kritikat e Trump ndaj Putinit
July 9, 2025
Papa Leo: Jetojmë në një botë që digjet për shkak të konfliktit të armatosur dhe ngrohjes globale
July 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kemi fyqizuar shtetin, jo grupet e intersit apo strukturave paralele
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kemi fyqizuar shtetin, jo grupet e intersit apo strukturave paralele
Lajme

Kurti: Kemi fyqizuar shtetin, jo grupet e intersit apo strukturave paralele

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 5:09 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Praktikat më të Mira për Parandalimin e Korrupsionit – nga Politika në Veprim Rajonal për Parandalimin e Korrupsionit”, i organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, në Kosovë.

Në fjalën e tij në kuadër të ngjarjes, kryeministri Kurti tha fillimisht se minimi i demokracisë e i të drejtave dhe lirive të njeriut që vjen si pasojë e korrupsionit, ndikon edhe në rritje të përgjithshme ekonomike e të përparimit të shoqërisë, ndërsa jo shumë kohë më parë, konkretisht në vitet 2018-2019, Kosova është paraqitur në dokumentet politike të ekspertëve të Bashkimit Evropian si shtet i kapur.

“Korrupsioni në Kosovë ishte i strukturuar, duke filluar nga nivelet më të larta dhe përfshinte një gamë të gjerë agjencish shtetërore. Lidhjet horizontale ndërmjet disa degëve të shtetit dhe qeverisë, që përfshinin edhe aktorë ekonomikë nga sektori privat, po e shpërbënin shtetin si arbitër të pavarur të konflikteve shoqërore. Struktura administrative hierarkike ishin të kontrolluara politikisht dhe ishin llogaridhënëse ndaj linjës vertikale të pushtetit e jo ndaj qytetarëve, të cilëve institucionet publike duhet që t’i shërbejnë,” tha kryeministri.

Më tej, ai tha se këto tashmë i kemi ndalur dhe nuk do të kthehen më, gjersa pas vetëm një viti qeverisjeje të suksesshme, u patëm ngritur për 20 numra në Indeksin e perceptimit të Korrupsionit të Transparency International dhe jemi renditur të parët në rajon për sundim të ligjit sipas World Justice Project.

“Duke u përqendruar te fuqizimi i shtetit e jo i grupeve të interesit apo strukturave paralele dhe te pasurimi i qytetarit e jo i politikanëve dhe i familjeve të tyre, ne kemi arritur të konfimojmë besimin qytetar të evidentuar edhe në Pulsin Publik të UNDP-së të korrikut të vitit 2024 ku më shumë së 50% e qytetarëve tregojnë që i besojnë qeverisë së tyre dhe liderëve të shtetit,” shtoi kryeministri.

Kryeministri theksoi se sot korrupsioni nuk listohet më si një ndër problemet më të mëdha të shtetit siç ishte gjatë kohës së qeverive paraprake. Tha se ata që janë pasuruar në dëm të popullit do t’i përgjigjen Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të hyjë në fuqi së shpejti si mekanizëm i fuqishëm i shoqërisë sonë demokratike për t’ia kthyer pasurinë popullit, pasurinë që ia zhvatën politikanët e që nuk iu përket atyre, por qytetarëve të vendit tonë.

Në përfundim kryeministri tha se korrupsioni në Kosovë ka qenë çështje sistemi, asnjëherë çështje kulture, pra mund të ketë qenë i lartë, por i koncentruar lart, e jo i shpërndarë në popull ku bëhet zakon e tipar kulturor i popullsisë. “Populli jonë e ka refuzu korrupsionin e institucioneve në të kaluarën, e sot në të tashmen ka arritur që në masë të konsiderueshme edhe të spastrohet ai prej institucioneve të sistemit, që vijnë prej tij e i kthehen si shërbim pikërisht atij,” përmbylli fjalën e tij kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Basha: E papranueshme, opozitarët po mbajnë procesin të ngujuar

Haradinaj: Votimi i fshehtë është bërë pa dakordim të Kuvendit të Kosovës

Deliu-Kodra: Për gati pesë muaj po mbahet e bllokuar Kosova

Limaj: Zgjidhja te veprimet politike, Kushtetuesja ka dashur ta dinamizojë

Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Uashingtoni shpreh shqetësimin e tij mbi projektligjin e Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Një rast i ri me COVID
Skandal ne Izrael. Netanyahu akuzohet si fajtor për masakrën: Injoroi paralajmërimet dhe mundësoi sulmin nga Hamasi
Drashkoviq: “Mejdani në Serbi, me të cilin Udba i tremb serbët dhe Serbinë, ka ikur dhe për një kohë të gjatë nuk do të ketë shesh të Liris së ringjallur”
Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen në integrimin Euro-Atlantik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?