By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia po përgatit një “skenar rumun” në Republikën Çeke
September 28, 2025
Ish-kryeministri italian: E pashë Putinin në Pekin. Dy persona e mbështetën atë
September 28, 2025
Drita mund Dukagjinin, fitojnë edhe Llapi, Ballkani dhe Malisheva
September 28, 2025
Kurti: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri
September 28, 2025
PDK në veri: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oligarku ukrainas në mesin e të sanksionuarve nga Britania
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Oligarku ukrainas në mesin e të sanksionuarve nga Britania
Rajon / Botë

Oligarku ukrainas në mesin e të sanksionuarve nga Britania

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 5:01 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Miliarderi ukrainas, Dmytro Firtash, është në mesin e tetë personave që u shënjestruan nga sanksionet e reja britanike, që e akuzojnë këtë grup, ku përfshihet edhe gruaja e Firtashit, Lada, për korrupsion në shkallë të gjerë dhe ndërkombëtare.

Miliarderja angoleze-ruse, Isabel dos Santos dhe politikani e biznesmeni leton, Aivars Lembergs, janë po ashtu në mesin e personave që u sanksionuan më 21 nëntor.

Qeveria britanike e akuzon oligarkun Firtash se u ka dhënë ryshfet zyrtarëve për të siguruar licenca për mihje për kompaninë e tij dhe ka përfituar paligjshëm nga sistemi ukrainas për transportimin e gazit.

Firtash po ashtu është i lidhur me financierin, Denys Horbunenko, banor i Mbretërisë së Bashkuar, po ashtu u fut në listën e sanksioneve, pasi vlerësohet se është bashkëpunëtor i Firtashit.

Firtash është përballur me ligjin edhe në Ukrainë për shkak të akuzave për përvetësim dhe pastrim parash, për përfshirje në skema mashtruese të tregtisë së gazit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Austria nën akuza se u ka dhënë ryshfet zyrtarëve nga India.

Firtash, që u bë i njohur në vitin 2000 përmes sipërmarrjes së përbashkët RosUkrEnergo me gjigantin rus të energjisë, Gazprom, ka mohuar akuzat se punon për interesat e Rusisë.

Dos Santos, vajza e ish-presidentit të Angolës, Jose Eduardo dos Santos, është gruaja e parë miliardere e Afrikës. Ajo akuzohet për korrupsion në Angolë, ku ajo pretendohet se ajo ka përdorur lidhjet e saj politike për përfitime personale.

Dos Santos pretendon se ka pasur shtetësi ruse që nga lindja, pasi ajo ka lindur në Baku të Azerbajxhanit më 1973, kur shteti ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Lembergs, ish-kryetari i qytetit letonez Ventspils, është dënuar në Letoni për korrupsion me pesë vjet burgim. Ai ka pretenduar se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve britanike për të luftuar korrupsionin ndërkombëtar dhe për të penguar rrjetet financiare të individëve të akuzuar për abuzim pushteti për përfitim personal.

Sanksionet përfshijnë ngritjen e aseteve, ndalesa për udhëtime dhe që të sanksionuarit të kenë qasje në sistemin financiar britanik apo që të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

You Might Also Like

Rusia po përgatit një “skenar rumun” në Republikën Çeke

Ish-kryeministri italian: E pashë Putinin në Pekin. Dy persona e mbështetën atë

Ish-ministri kinez dënohet me vdekje për korrupsion

Ura më e lartë në botë u hap në Kinë

Një akrobat në një cirk gjerman ra nga trapezi para audiencës dhe vdiq

TAGGED: #Britani, #Dmytro Firtash, #Sanksione
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeModa

Ditë zie në MIlano për Armani njeriun që përcaktoi imazhin e Italisv në gjithë botën

Kosova Times Kosova Times September 5, 2025
Brenda hapësirës ku njerëzit do të përgatiten për jetë në Mars
Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së
Gjurmët e artit të Banksyt me temën e kafshëve nëpër Londër
Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?