By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Harris: Biden është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë
May 19, 2025
Zhduket një person në Prizren
May 19, 2025
Haradinaj:Tahiri e Topalli, intelektualë që u flijuan për lirinë e Kosovës
May 19, 2025
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar
May 19, 2025
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Rajon / Botë

Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 5:18 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një tjetër shkas për të ridrejtuar fokusin mbi këtë çështje, e cila diskutohet prej dekadash. Ku qëndron problemi?Historia e rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është më e vjetër se Kushtetuta e vendit.

Le të kthehemi mbrapa në kohë.

Para Kushtetutës së vitit 1991, në atë që sot njihet si Maqedoni e Veriut, parashiheshin të drejta për shtetasit e të gjitha kombësive që jetonin brenda shtetit.

Por, më 1991 pati përpjekje për të krijuar një Kushtetutë me fokus në shtet-komb, ndërsa gjuha maqedonase, me alfabetin e vet cirilik, u përcaktua gjuhë e vetme zyrtare.

Diçka e tillë rezultoi e papërshtatshme për një shtet shumëkombësh sikurse Maqedonia e Veriut.

Kësisoj, përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit.

Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri.

Pamje nga Tetova, qytet me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Pamje nga Tetova, qytet me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Rregullimi i përdorimit të shqipes

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar ndërkohë edhe me ligje të tjera, përfshirë një të vitit 2008, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

Ligji i ri, ai për përdorim të gjuhëve, i shumëpërfolur viteve të fundit, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore.

Partia VMRO-DPMNE, e cila më 2018 ishte në opozitë, ndërsa sot në pushtet, e kundërshtoi ashpër miratimin e Ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç Ligjit për gjuhët, në Gjykatë u paraqitën edhe konteste tjera – dhe, tani, të gjitha ankesat e parashtruara, 13 sosh, pritet të marrin epilog me një vendim që do të bëhet publik në dhjetor.

Profesoresha e së Drejtës në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, Besa Arifi, nuk është shumë optimiste për vendimin që do të merret.

“Duke u nisur nga vendimi paraprak që e sollën për ‘Balancuesin’, unë nuk besoj se do të jenë tërësisht objektivë, sepse, me sa e shoh, qëllimi është që të interpretohen në mënyrë restriktive të drejtat që dalin nga marrëveshjet e kaluara”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Balancuesi”, tashmë i shfuqizuar, ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend.

Protestuesit në buldozerë duke kundërshtuar mundësinë e përdorimit më të gjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut. Fotografi e vitit 2017.
Protestuesit në buldozerë duke kundërshtuar mundësinë e përdorimit më të gjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut. Fotografi e vitit 2017.

Pse kundërshtohet Ligji për gjuhët?

VMRO DPMNE-ja e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin.

Disa besojnë se ndërkohë janë ndërtuar narrativë se shqiptarët kanë siguruar më shumë të drejta sesa u takojnë.

Së fundmi, kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Disa besojnë se ai po aludon në gjyqësor, në bankënota dhe në uniforma.

Pjesëtar i policisë duke drejtuar trafikun në Maqedoninë e Veriut.
Pjesëtar i policisë duke drejtuar trafikun në Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimet e palëve tjera

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, “rrezikim të arritjeve historike të shqiptarëve”, dhe për këtë u ka nisur letër edhe krerëve të shteteve perëndimore.

Partia e tij e ka konsideruar “të pavërtetë dhe të papranueshme” edhe deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Ligjin për gjuhët.

Kurti, në një konferencë për media me homologun e tij maqedonas, më 18 nëntor, në Prishtinë, tha se “në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve”.

Kryeministri kosovar tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

Profesoresha Arifi e sheh deklaratën e Kurtit si të papërmbajtur dhe në kundërshtim me faktet.

Ajo bën thirrje që të mos relativizohen arritjet e së kaluarës, sepse “këto të drejta nuk janë fituar brenda natës”.

“Këto janë çështje juridike shumë të qarta dhe ato shkruhen në Kushtetutë dhe në ligje. Një lexim pak më i thjeshtë i vendimeve të Gjykatës tregon një degradim të dukshëm që po ndodh në muajt e fundit, lidhur me këto të drejta të shqiptarëve”.

Shqetësimet në rritje i ka adresuar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, i cili ka thënë se gjuha shqipe nuk cenohet nga Qeveria, dhe se të drejtat e qytetarëve nuk do të degradohen, por do të avancohen.

Ndonëse është dërguar në Kushtetuese, Ligji për gjuhët është zbatuar në pjesën më të madhe.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa dokumentet publikohen në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

TAGGED: #Gjuha shqipe, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pavarësia e Kosovës, e arritura më e madhe e shekullit!

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Dy vajza raportohen të zhdukura në Ferizaj e Prizren
Tahiri: Thaçi dhe të tjerët po e vazhdojnë betejën e radhës për drejtësi
Vuçiq e Vuçeviq reagojnë pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit në Merdare
Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?