By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin thotë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin thotë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi
Rajon / Botë

Putin thotë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 9:07 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtria e tij ka gjuajtur një raketë të re në Ukrainë me rreze të mesme veprimi. Kjo deklaratë vjen, pasi Kievi akuzoi Moskën se ka sulmuar me një raketë balistike ndërkontinentale.

Përmes një video-adresimi , Putin tha se përdorimi i armës së re ishte në përgjigje të lejes së dhënë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar që Kievi të mund të gjuajë raketa me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.

“Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e aftë që të bartë koka bërthamore.

Më herët gjatë 21 nëntorit, Kievi tha se Rusia e kishte sulmuar me një raketë balistike ndërkontinentale, teksa Moska kreu një sulm masiv me raketa në Dnipropetrovsk.

Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta. Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Mëngjesin e 21 nëntorit, trupat ruse sulmuan qytetin Dnipro me lloje të ndryshme raketash. Veçmas, një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakan i Federatës Ruse”, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se arma e re ruse “kishte të gjitha karakteristikat: shpejtësinë, lartësinë e një rakete balistike ndërkontinentale”.

Një zyrtar amerikan, që foli për Reuters në kushte anonimiteti, tha se Rusia kishte përdorur një armë të re me rreze të mesme veprimi. Ai tha se Uashingtoni e kishte informuar ditëve të fundit Kievin se Rusia mund ta përdorë këtë raketë të re për ta sulmuar Ukrainën.

Sulmi rus ndodhi disa ditë pasi u raportua se Ukraina ka përdorur raketat britanike Storm Shadow, dhe ato amerikane ATACMS, për të sulmuar caqe ushtarake thellë brenda Rusisë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, dha lee për sulme të tilla.

Analistët ushtarakë thanë se raketat balistike ndërkontinentale mund të klasifikohen si raketa me rreze të mesme veprimi kur ngarkesa e tyre rritet, por rrezja e veprimit të tyre zvogëlohet.

You Might Also Like

Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe

Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore

Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik

Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi

Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov

TAGGED: #Sulme ruse, #Ukrainë, #Vladimir Putin
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bytyqi e AAK-së: Kusari-Lila të tregojë pse Kosova është nën sanksione

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Miratohet projektligji për Fondin Sovran
AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve
Mblidhen dy komisionet hetimore parlamentare për energji
Maqedonci vlerëson ndihmën e ShBA-së në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?