By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit dhe fesë|
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit dhe fesë|
Lajme

Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit dhe fesë|

Kosova Times
Last updated: 2022/12/09 at 12:27 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Në Prishtinë është mbajtur dëgjim publik për ndryshimin e Projektligjit për Liritë Fetare. Në dëgjimin publik kanë marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier etj.i

Kurti tha se Republika e Kosovës qëndron mjaft mirë sa i përket respektimit të lirisë fetare. Sipas tij, liria fetare zë vend të veçantë, në një shoqëri të lirë dhe të hapur siç është Kosova.

“Një ndër qëllimet e Projektligjit që do të diskutohet sot, është përditësimi i kornizës ligjore për lirinë fetare, për të rritur përputhshmërinë e saj me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën tonë. Përkatësisht, neni 38 i Kushtetutës përcakton se “Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar”. Dhe, “Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për te pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtar i një bashkësie ose grupi fetar”, tha Kurti.

Sipas tij edhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është drejtpërdrejt e zbatueshme në Republikën e Kosovës, përcakton se, “Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve”.

“ Edhe para se të miratohet projektligji në fjalë, Republika e Kosovës edhe tashmë qëndron mjaft mirë për sa i përket respektimit të lirisë fetare. Siç është bërë e ditur para dy muajsh, Kosova renditet e para në rajon për sundimin e ligjit dhe e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në vitin 2022, sipas “World Justice Project”. Dhe, një ndër kategoritë në të cilat Kosova ka shënuar performancën më të mirë në vitin 2022, është kategoria e “garantimit efektiv të lirisë së mendimit dhe të fesë””, tha ai.

Sipas Kurtit, Qeveria synon të arrijë një standard sa më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Liria fetare zë një vend të veçantë në një shoqëri të lirë dhe të hapur siç është Republika e Kosovës. Kjo për dy arsye. Së pari, në një shoqëri të tillë, secili individ  arrin të gëzojë lirinë e fjalës dhe të tubimit, si dhe të drejtën për të shprehur dhe për të shkëmbyer mendime të ndryshme. Dhe së dyti, një shoqëri e hapur siç është Kosova, mirëpret brenda kufijve të saj qytetarë nga çdo kënd i botës, edhe si vizitorë afatshkurtër, edhe si banorë afatgjatë”, tha ai.

Duke shtuar se kjo do të thotë se mendime dhe besime të ndryshme vazhdimisht po hyjnë dhe qarkullojnë lirshëm midis qytetarëve tanë tërë kohën.

“Në një vend të tillë të hapur e të lirë, me qarkullim të vazhdueshëm të mendimeve nga brenda dhe nga jashtë, është e pamundur që të gjithë individët të ndajnë të njëjtat bindje fetare. Përkundrazi, diversiteti i bindjeve fetare mes popullatës është i pashmangshëm. Pluralizmi i besimit, siç e kanë vërejtur shumë filozofë politikë, është një fakt i përhershëm dhe i pandryshueshëm i një shoqërie demokratike”, tha ai.

Po ashtu një ndër qëllimet më të rëndësishme të Projektligjit, është qëllimi për të ruajtur dhe për të promovuar këtë pluralizëm fetar.

“Projektligji në fjalë do t’iu ofrojë sa më shumë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht. Në këtë mënyrë, edhe ato bashkësi që janë relativisht të vogla e të reja në Kosovë, do të përfitojnë të drejta të plota dhe të barabarta me ato që janë më të mëdha dhe që kanë një histori më të gjatë mes popullatës sonë. Ndryshimet e propozuara me këtë projektligj, pra, dëshmojnë se Qeveria jonë e merr seriozisht detyrimin jo vetëm për të garantuar respektimin e plotë të lirisë fetare, por edhe për të siguruar, që kjo liri të garantohet në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova si vend demokratik i respekton liritë fetare.

“Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe ndryshuar Ligjin për liritë fetare. Ne si popull i Kosovë kemi qenë urë lidhëse mes diversiteteve fetare dhe nuk kemi pasur asnjëherë konflikte të karakterit fetar”, theksoi ai. Konjufca bëri me dije se në bazë të kornizës ligjore, bashkësitë fetare duhet t’i plotësojnë gjashtë kritere.

Edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, theksoi se kanë nxitur qeverinë e Kosovës që të ndryshojë ligjin për liritë fetare.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti, letër Zelenskyt: Rusia e Serbia e duan zgjerimin e konfliktit edhe më tej, andaj beteja juaj është beteja jonë

Kosova Times Kosova Times February 26, 2023
ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore
Një qytet plot ngjyra që më në fund po hap dyert për turistët
Si të lexohet deklarata e ambasadorit Hill?
Mediat ruse mbi luftën Iran-Izrael: Ky është shansi ynë strategjik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?