By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KEK: Gjatë këtij viti me performancë dukshëm më të mirë se vitin e kaluar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > KEK: Gjatë këtij viti me performancë dukshëm më të mirë se vitin e kaluar
Lajme

KEK: Gjatë këtij viti me performancë dukshëm më të mirë se vitin e kaluar

Kosova Times
Last updated: 2024/11/22 at 6:37 PM
Kosova Times Published November 22, 2024
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se ka arritur rezultate të mira gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër.

“Rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Sipas KEK-ut, në periudhën janar-shtator 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 4.03 milionë MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim ka arritur në 4.6 milionë MWh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej rreth 14% krahasuar me vitin paraprak.

Po ashtu, KEK njofton se edhe prodhimi i qymyrit ka pasur një rritje të ngjashme.

Në periudhën janar-shtator 2023, KEK ka eksploatuar 5.1 milion ton qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksploatuar 5.9 milion ton, duke treguar po ashtu një rritje të prodhimit prej 15%.

“Një tjetër arritje e rëndësishme është edhe shitja e tepricave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht janë në dispozicion gjatë orëve të natës, kur konsumi vendor është më i ulët. Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-shtator 2023 ishte rreth 242,000 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë shitur 568,000 MWh, duke shënuar një rritje prej 135%, ose rreth 326,000 MWh më shumë se vitin paraprak. Kjo performancë e shkëlqyer tregon qartë angazhimin e KEK-ut për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për partnerët e saj afarist dhe për të kontribuuar në zhvillimin e sektorit energjetik në vend”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

You Might Also Like

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Kosova Times November 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sociologu Fadil Maloku godet ashpër politikanët kosovarë në përvjetorin e pavarsisë – Jemi të lirë, jo të pavarur

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Arkeologët zbulojnë qytetërim 5000-vjeçar thellë në rërën e shkretëtirës
Dyshohet se ua vuri zjarrin dy veturave të Policisë, arrestohet personi
Demokracia Plus: OSHP trajton vetëm çerekun e ankesave brenda afatit
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?