By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ​PDK akuzon Qeverinë Kurti për stagnim ekonomik dhe investime të ulëta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ​PDK akuzon Qeverinë Kurti për stagnim ekonomik dhe investime të ulëta
Lajme

​PDK akuzon Qeverinë Kurti për stagnim ekonomik dhe investime të ulëta

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 12:09 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konsideron se Qeveria aktuale ka stagnuar pothuajse në çdo sektor të ekonomisë në Kosovë. Rritja e madhe e çmimeve tek produktet, rënia e investimeve publike, gjendja e rëndë e të bërit biznes, rënia e investimeve në sektorin privat, janë vetëm disa nga faktorët që e karakterizojnë qeverinë aktuale. Kështu thotë, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili thekson se edhe rritja e pagave nga janari është vendim sipas tij, puro elektoral nga Qeveria Kurti.

Megjithatë, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa thotë se me ardhjen e PDK-së në qeveri, qytetarëve të këtij vendi do t’iu kthehet mirëqenia që e meritojnë.

Mustafa në një intervistë për KosovaPress, vendimin e qeverisë për rritjen e pagave nga janari e quan vendim puro elektoral, e po ashtu thekson se rritja prej 55 euro nuk është serioze, derisa nënvizon se me PDK-në pagat në sektorin publik do të rriten për 50 për qind.

“Ky është një vendim puro elektoral. Rritja e pagave pikë së pari është vendim elektoral, për shkak se qeveria nuk e ka paraparë në këtë periudhë të rishikojë pagat bazuar në ligjin e buxhetit, po ashtu bazuar në ligjin e pagave për sektorin publik. Por, në këtë periudhë duke parë që po hyn në zgjedhje me dështime të shumta në çdo aspekt qeverisjes i është kthyer temës së pagave për t’u munduar sado pak të ndryshojë perceptimin e publikut për këtë mandat qeverisës. Dhe rritja prej 55 euro nuk është serioze, sfidat me të cilët ballafaqohen qytetarët e Kosovës për shkak të kostos së rritur të jetesës, kërkojnë një rritje shumë më të madhe të pagës se 55 euro nëse dëshirojmë të përmirësojmë qytetarit aftësinë paguese dhe standardin e jetesës…Kjo rritje prej 55 euro është një vendim puro elektoral, por në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet nevojave që kanë qytetarët e Kosovës”, thotë Mustafa.

Ai derisa ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti, shton se gjatë këtij mandati qeverisës Kosova ka pasur nivelin më të ulët ndonjëherë të investimeve publike.

“Ky mandat qeverisës është karakterizuar me një stagnim të theksuar pothuajse në çdo aspekt të ekonomisë së Kosovës. Duke u nisur fillimisht nga rritja e madhe e çmimeve që kanë ndodhur, përderisa të hyrat e qytetarëve kanë mbetur në nivel pothuajse të pandryshuar, që d.m.th se çdo familje kosovare gjatë këtyre katër viteve është varfëruar në krahasim me periudhat paraprake…Investimet publike, gjatë këtij mandati qeverisës Kosova ka pasur nivelin më të ulët ndonjëherë të investimeve publike, kapitale…”, thotë Mustafa.

Ai derisa flet për prodhimin vendor, akuzon qeverinë aktuale për politika jo të mira për t’i ndihmuar bizneset.

“E tërë kjo situatë rrjedh nga niveli shumë i ulët i prodhimit vendor. Rritja ekonomike mesatare prej rreth 3.4 për qind tregon për sa është rritur prodhimi në Kosovë. Prodhimi në Kosovë nuk mund të rritet pa investime në sektorin privat. Ndërsa investimet e sektorit privat gjatë këtij mandati qeverisës kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Politika publike e kësaj qeverie kryesisht është bazuar në transferin e kohë pas kohësh të parave nga 50-100 euro tek qytetarët, por, nuk është mbështetur në asnjë mënyrë (mënyrë substanciale) sektori privat për të rritur aftësinë për të prodhuar mallra dhe shërbime brenda vendit dhe pa një prodhim më të madh nuk mund të kemi as zvogëlim të importit e as rritje të eksportit… Kemi një situatë ku sektori privat në Kosovë nuk ndjehet i sigurt ka paparashikueshmeri për sa i përket kushteve të të bërit biznes në Kosovë, e po ashtu i ndihmon çfarëdo mbështetje e rëndësishme nga ana e Qeverisë (kjo pjese është në fillim pothuajse montazhe)”, thotë Mustafa.

Në anën tjetër, derisa flet për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, Mustafa thotë se PDK së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza ka përgatitur një program shumë praktik, që i përgjigjet në mënyrë reale sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetari.

“PDK së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza ka përgatitur një program shumë praktik, që i përgjigjet në mënyrë reale sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetari. Programi i PDK-së bazohet në pesë qëllime kryesore që synojmë t’i arrijmë gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. E para është zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, një jetë më e mirë për secilin qytetar dhe familje të Kosovës, arsim që do t’i bëjë nxënësit dhe studentët tanë të gatshëm për sfidat e së ardhmes. Qëllimi tjetër është shërbimi shëndetësor në pacientin në qendër, cilësor afër pacientit, ku nuk ka nevojë qytetari jonë të bredh anekënd Kosovës dhe vendeve tjera për të siguruar një shërbim shëndetësorë, dhe qëllimi pestë është një Kosovë e fortë, e sigurte dhe e integruar”, nënvizon Mustafa.

Ai rëndit disa nga veprimet që do t’i ndërmerr PDK për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe vendit.

“Me Bedri Hamza kryeministër, pagat e sektorit publik do të rriten për 50 për qind. Punëtori i Kosovës sot ka nevojë për një rritje substanciale të pagës për të kapërcyer nga kjo gjendje në një nivel tjetër të mirëqenies. Qytetari dhe punëtori i Kosovës nuk duhet të mësohet duke jetuar i varfër në këtë rritje të madhe të çmimeve që ka ndodhur…Me ne pensioni minimal në Kosovë do të jetë 200 euro, ndërsa për të gjitha kategoritë kontributdhënese të pensionistëve, pensionet do të rriten në 30 për qind. Po ashtu do të rriten përftimet edhe për gjitha kategoritë e dala nga lufta, dhe kategoritë tjera të pensionistëve, pranueseve të ndihmave sociale me 50 për qind. Pra, kemi një program që do ta zhvendos standardin e jetesës në Kosovë, aty ku e meriton qytetari i Kosovës. Paga mesatare në Kosovë nuk duhet të jetë më e ultë në rajon, duhet të jetë të paktën aty ku është paga mesatare në vendet tjera të rajonit”, shton Mustafa.

Ai ka vlerësuar po ashtu se rritja e deficitit tregtar është një dështim tjetër i kësaj qeverie, derisa potencon se të hyrat në vendin tonë po shpenzohen për të blerë mallra që vijnë nga jashtë.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Roff paralajmeron: Çfarë mund të presim në Ballkanin Perëndimor nëse Donald Trump fiton…

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Memli Krasniqi: Rritja e çmimit të energjisë për 15 %, goditja e radhës e Qeverisë Kurti
E pabesueshme: Ja si e justifikon gafën Vuçiq, i cili i vetmi që nuk e pershendeti prezencën e vejushës së Navalny…
Kryqi i Kuq: Rriten rastet e dhunës fizike dhe psikike ndaj migrantëve
Çështja e dinarit, të mërkurën takimi i radhës në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?