By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kosovës i duhet një kulturë paraqitjesh, që bëhët stil i jetesës dhe civilizimit
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për grisje të Kuranit në Prizren
May 20, 2025
Kështu mbrohet reputacioni: Guvernatori turk urdhëron mbylljen e biznesit pas rrahjes së turistit britanik
May 20, 2025
Babai i heq të birit trashëgiminë prej 85 milionë funtesh për shkak të ‘mungesës së arritjeve’ të tij pasi çifti u grind
May 20, 2025
Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë rrit faturat deri në 260%
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë aplikim në KQZ
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë aplikim në KQZ
Lajme

Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë aplikim në KQZ

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 4:30 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Derisa prej kohësh partitë politike kanë nisur parafushatën e në shumicën prej komunave po zbulojnë edhe emrat që do të jenë në listat zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, të parat që po mbahen në afat të rregullt zgjedhor, atyre u kanë mbetur edhe 17 ditë kohë që t’i dorëzojnë pranë KQZ-së kërkesat e tyre për t`u certifikuar në këto zgjedhje.

11 dhjetori është afati i fundit që e ka përcaktuar institucioni që organizon zgjedhjet edhe për listat me emrat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike, koalicionet, nismat qytetare e kandidatët e pavarur.

Deri tash asnjë subjekt politik nuk i është drejtuar KQZ-së për certifikim, periudhë që u hap qysh më 1 shtator. Këtë e bëri të ditur për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, theksoi ai.

Derisa, mijëra kandidatë në parti të ndryshme politike synojnë t’i hyjnë garës për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ata do të mund të certifikohen vetëm pasi të verifikohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kjo kërkesë do t’i shkojë këtij organi gjyqësor nga KQZ-ja, duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhje.

“Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tha Elezi për RTKlive.

You Might Also Like

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për grisje të Kuranit në Prizren

Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë rrit faturat deri në 260%

Abdixhiku: Italia, mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës

Stërvitja “Defender Europe 25” nis në 25 maj në Shqipëri, Vengu: NATO është e bashkuar

Dhoma e Tregtisë: Çmimi i energjinë i dëmton bizneset për 130 milionë euro

TAGGED: #KQZ, #Zgjedhje
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden pranoi të dëbonte refugjatët nga SHBA për të ndihmuar Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Në një lojë sekrete të shkëmbimit të të burgosurve, Putini ka mbajtur shumicën e letrave
“Spurs” thyen Aston Villa-n, hap gjigant drejt zonës së Champions-it
Kryeministri britanik Sunak njoftoi dorëheqjen e tij pasi partia në pushtet humbi zgjedhjet
Mediat e Vuciqit thone: Në Serbi është arrestuar një spiun kroat, aksioni është rezultat i një operacioni shumëmujor…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?