Shkruan: Akademik Prof. dr. Hakif BAJRAMI
1.Fjalime të plota por me disa porosi kombëtare për bartësit e luftës
-Më 1 tetor 1997 u rrxua për toke prralla e pacifizmit politik shqiptar dhe filloi epoka e politikës aktive jopaqesore, me i folë okupatorit me grykën e pushkës. Më 28 nëntor 1997, porosia e studentëve dhe profesorëve nga 1 tetori u forcua në Prekazin e Adem Jasharit, prandaj miti serbian e mbaroi mbaroi tregimin gënjshtar, sepse në sqenën historike doli Ushtria Çlirimatre e Kosovës. Ndërsa, prrallat serbe dhe ambicjet e tyre duke djegur foshnje, pleq e plaka nepër shtëpia, duke e djegur tokën arbërore me naplm bomba, duke përballuar popullin shqiptar me urinë, gjithënjë duke i kujtuar mizoritë e Hitlerit dhe Stalinit, bandat e Millosheviqit sikur po bënin gara t` ua kalojnë mizorive të kampeve naziste,duke e përjetuar bartjën e kufomave shqiptare deri në Beograd, duke përjetuar dhunime të çdo lloji, e keqja dhe e liga po çarkullonin nepër Kosovë dhe dikush ende moralizonte politikë paqesore, të gjitha këto bestytni primitive, po dëshmohet se meritojnë mallkim para kombit dhe civilizimit. I mjeri ai–e mjra ajo, që nuk i kupton ato realitete sot!
Preludi i pjekurisë
Në sallën solemne të Institutit Albanologjik më 17 nëntor 2024 në orën e madhe të Historisë mungoin ata që e shpalosën lindjën e UÇK-ës: pa arsye Daut Haradinaj, me arsye Rexhep Selimi (në burgun e Hagës), Mujë Krasniqi (i vrarë në luftë). Mungonin pa arsye edhe shumë personalitete që do të duhej të ishin aty e që sot drejtojnë partitë, drejtojnë komunat dhe drejtojnë shtetin. Pra, Jubileu nuk është datë historike vetëm për ata që janë emra kreatorë. E vërteta më 17 nëntor 2024 u përkujtua themelimi dhe Lufta e UÇK-ës në mënyrë dinitoze. Aty ishin disa nga ata që e themeluan UÇK-ën; aty ishin disa nga ata që komanduan me njësitët e UÇK-ës; aty ishin shumë luftetarë të UÇK-ës, të cilët i shiqoja me admirim duke e pyetur vetëvetën, a jam në ëndërr apo jam kah i shoh për së gjalli luftetarët e lirisë. Nga një herë, si hulumtues i historisë më dukej se jam diku në një arkivë të Evropës, ku kënaqesha si fëmija dikurë, kur i zbuloja dokuemnetët mbi të luftën tonë të ndritëshme, mbi luftërat tona pa pushim, shumica e të cilave edhe pse ishin të drejta dhe fitimtare, si ajo e Hasan Prishtinës më 1912, mbaruan me humbje të luftës nepër tavolinat e Evropës diplimatike. Po, nepër arkiva shpesh e kam pyetur vetvetën pse i tërë ky mllef ndaj shqiptarëve. Ndërsa tash isha në mesin e atyre që e kishin krijuar historinë si: Fazli Veliu, Emrush Gjemajli, Ali Ahmeti, Kudusi Lama, Azem Syla dhe shumë të tjerë, që seicili mund të jetë fond arkivor në veti, e ne po thuej se ende nuk e kemi shkruar dhe botuar Historinë e UÇK-ës. Dhe i bëra veti pyetja:PSE?.
Mendoi, mendoi dhe i them veti: vetëm për një fakt nuk është shkruar historia e UÇK-ës. Sepse: UNMIK; EULEX dhe dëshmitarët e mbrojtur që paguhën dhe janë të nxitur për të trilluar të pavërteta për luftën tonë si ekzamplar unik në historinë e civilizimit, janë kah na rrijnë por si xhelati me sopatë mbi çafë, madje na e kanë imponuar gjykatën Speciale dhe atë me seli në Hagë të Holandës, aty ku edhe të drejtit edhe spiunët dhe vrasësit e djeshëm të grave dhe fëmijëve nepër Kosova me shenja çetnike dhe kokarda ruse kanë dhunuar dhe bartë kufoma të masakruara shqiptare deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë, po dëshmojnë dhe po akuzojnë sepse janë kah forsohën edhe nga ata që sot e kësaj dite nuk e pranojnë rrolin e UÇK-ës.
Po, mund ta them se sot në Republikën e Kosovës që është krijuar nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica kombëtare, për të cilën sot nepër stadiume ku grumbullohët pjesa më sublime e kombit po ndihën vetëm brohoritje: UÇK-UÇK dhe Adem Jashari dhe askujt tjetër. I them veti, zgjim i madh kombëtar, le të këndon heroina Shkurte Fejza: Mora fjalë. Pra kreanria ka mbulesë. Prandaj, politikanë të deshtuar mos provoni ta përvetësoni luftën e kombit, historinë e kombit, sepse ajo ju mbetët në fyt, sepse e keni fyer dhe përbuzuar shumë ulët kur ajo lindi, zhvillohej dhe vepronte; sespe ka prej juve që keni tradhtuar, madje shumë thellë dhe populli e din, por po ju toleron, madje të dëshmoni edhe në Hagë rrejshëm dhe ta keni tretmanin e mbrojtur!.
Pra, lirisht mund ta them pa ekivoke, se seicili shqiptar sot në Kosovë, në një mënyrë apo tjetër, është nën hetime nga Specialja dhe hafijët e djeshëm, të sotëshëm dhe ata që paguhën nga Moska dhe Beogradi, dhe po ata po i rrijnë “me shpata në qafë” tërë kombit, se do të ftohët nga Gjykata Speciale në Hagë, për të dëshmuar rrejshëm sepse shumë rregjime Evropiane janë bërë pishman që na kanë ndihmuar më 1999, sepse po i frigohën MODELIT të UÇK-ës, po le të frigohën sa të duan, po lufta e UÇK-ës ishte dhe mbetët fitimtare. Dhe këtë realitet duhet ta dinë Vashingtoni dhe Brukseli. Pra, ajo gjykatë e Hagës po i mban katër drejtues të UÇK-ës qe katër vjet (4 vjet) nën hetime, për ta nxierr një konkluzë, më në fund se: “Shqiptarët e Kosovës dhe ata që i ndihmuan, janë fajtor (!), pse ia prishën rahatinë nezifashizmit serbian, i cili është përgjegjës për katër luftëra serbiane të cilat i humbi (Serbia) një nga një në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë, dhe tash po provohët që “drogërinë” fashiste të saj ta rehabilitojnë, përmes drogës dhe parave të pista të Kremlinit dhe Sorrosit. Mendoni lexues të nderuar pra se: Gjykata e Nyrbergut më 1946 ka zagjatë një (1) vit, dhe i ka dënuar nazistët për krimet e nazizimit në Evropë. Kurse Gjykata për “krimet” e montuara ndaj UÇK-ës po zgjatë qe katër vejtë! Mendoni sa “koka” kanë marrë pjesë në fabrikimin e Shtëpisë së verdhë. Pra, vetëm ky fakt felt për realitetin ku jemi.
2. Në përkujtim më tepër pati histori personale se sa kolektive
Për plagët e kombit tonë nuk u folë në tubimin solemn, por ishte imediate që një histirian i Institutit Historisë “ALI HADRI” t` i flasi atij auditori me kompetencë shekncore, por edhe ai mungoi, pa arsye. Dhe ndoshta antarët e Institutit “Ali Hadri” nuk pajtohën të gjithë me luftën e UÇK-ës, por aty i pash se ishin TRE antar të Institutit. Dhe, po ju them se po të ishte Akademik Ali Hadri gjall, të gjithë do të ishin aty. Më duket se ende jemi kah vuajmë për mungesë respekti, po jemi kah provojmë të nxierrim “guximtarë”, për të cilët Kombi jonë ka nevojë ende, por nuk ka nevojë për një renditje të peshës se ” një parti ka kontribuar, madje mund të quhët Parti e Luftës”, sepse Zahir Pajaziti e Adem Jashari nuk kanë qenë antar të saj fare, po edhe mija të tjerë. Por, ky pozicionim nuk i bën nderë vetë luftës, sepse pa popull, pa miqë dhe pa shqiptari, nuk do të kishte as luftë e as çlirim.
Pse mungoi një paraqitje e tillë ndoshta nuk është fajtor organizatori. Por, më duket se kush e organizoi UÇK dhe kush e bëri luftën, më nuk është në kompetencë të atyre që e kanë krijuar dhe duhët të janë krenarë, dhe jemi krenar për ta. Nuk them që ata të rrijnë anash, por ata duhët të sherbejnë me sinqeritet sikurse flet dhe vepron bje fjala patrioti Sabit Geci, se kush e ndihmoi dhe kush e sabotoi luftën e drejtë dhe luftën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore e që e kanë bërë shqiptarët e Kosovës, Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale (Preshevë dhe Maqedonia shqiptare Perendimore), Shqiptarët e Shqipërisë, pa të cilët kjo histori do të dështonte, mendoi. E vërteta në Luftën e UÇK-s u inkuadrua edhe NATO, institucion ushtarak ky, që në një mënyrë i “rehabilitoi” gabimet historike ndaj shqiptarëve që kanë ndodhur nepër tavolinat e zdralta të burshtetasëve të Evropës, nepër kongrese dhe konferenca të ashtuquajtuar paqesore. Po, këto ditë një lexuse i ngarkuar me shovinizëm rreligjioz, një ditë shkroi: “Evropa na paska coptuar sipas tij, sepse nuk ka pranuar që ta ketë një Turqi(lexo muslimane) të vogël në Ballkan. Dhe mirë na e ka bërë”, shkroi njëfar Paul Tedeshini!
Ore shqiptar, po pse atëherë NATO e pranoi Turqinë islame në gjirin e saj, pse e pranoi Shqipërinë që është njëherit antare e “Shteteve Islamike”. Prandaj, mos t` i ngatrrojmë gjërat duke e plasuar inatin rreligjios si mburojë, sespe realiteti është tërësisht ndryshe. Dhe, kur e lexon njeriu këtë qëndrim, madje në një portal, atëherë nuk çuditët pse kemi kaq shumë dëshmitarë të rrejshëm por të mbrojtur në Hagë, qe katër vite rresht, të cilët janë vënë në sherbim të defaktorizimit të luftës sonë për çlirim, dhe janë kah paguhën për zhvleftësimin e Luftës së drejtë të UÇK-ës, po edhe janë kah paguhën për të na kualifikuar si: “mish i egër në Evropën e Krishterë”, historia e së cilës dihët se është plotë e përplot krime monstruoze, duke mos e harruar edhe atë robërinë mesjetare pa asnjë dallim.
Sot, i tërë populli që ishte i përcaktuar për luftë në Kosovë, sidomos, më në fund shihet se e ka goditur cakun që askush nuk ka menduar se do jetë shpikja më sublime, të cilën pas Luftës Çlirimtare çdo shqiptar mund ta sheh, dhe ta përjetojë në formën origjinale. Tani, me një anë kanë mbetur heronjët që nuk iu trebën asnjë sprove, sepse sprovën e shfaqi Adem Jashari me familje dhe një pjesë e popullit me vepra, plus me admirim, e mbështeti luftën e drejtë edhe pjesa më e respektuar për neve e që ishte nga Evropa dhe Amerika. Por, siç ka thënë Gjon Kenedi: “Armiqët duhët t` i falim, nëse na kërkojnë falje, sepse jemi bijtë e shkollës Adem Demës nga viti 1963, kur u shkrua Programi i luftës dhe mënyra e çlirimit; jemi bashkohanikë të Ukshin Hotit që e ftoi popullin hapur: “Bëje ose vdis”, pra mos bredhë me fraza se koha kalon shumë shpejtë, por me faqe të bardhë, e jo duke moralizuar politikë paqesore, prej së cilës asnjë popull në ish Jugosllavi nuk pati asnjë lloj çlirimi, pa luftë. Pra, le të dihët se: kurrë nuk do t` i harrojmë emrat e hifijeve dhe kriminelëve, që na vranë dhe masakruan kudo që patën shansë jetësore natën, e të provojnë të jetojnë me neve ditën, ndërsa ne të moralizojmë, bile edhe t` i pranojmë se kanë “qenë për luftë”, por niveli i tyre “civilizues dhe rreligjioz”, paska peshuar rëndë se janë kundër pushkës, sepse ndryshe nuk ëndrrohej marrja e ÇMIMIT NOBEL.
3.Historia nuk ndryshohët duke u shty me brryla politik
Veprimtaria e UÇK-ës, gjatë 17 Nëntor 1994-17 Nëntor 2024, për historinë që e krijoi Zahir Pajazit, Adem Jashari, Luan Haradinaj, ndoshta është kohë e shkurtër, por me fajin tonë të dymendësisë, disi po moralizojmë dhe ende nuk i kemi sheshëzuar të paktën saboterët kryesor, e ata duhët t` i sheshzojmë hapur e pa dilema. Prandaj, ardhmëria do të na japi të drejtë, se Lufta e UÇK-ës ishte epope-ja më e suksesëshme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjërë, gjatë shekullit Njëzetë. E vërteta, në këtë Jubile kemi aryse t` i përkujtojmë 28 Nëntorët historik si: Skenderbeut në Krujë, Shpalljën e pavarsië Shqipërisë në Vlorë 1912, Datëlindja e Adem Jasharit dhe Dalja pubilke e UÇK-ës më 28 nëntor 1997. Në këto rrethana, adaptimi i politikës kur nuk mundesh për të ndryshuar asgjë, vetëvetiu të shtron pyetjën: Çka kemi vuajtur nga okupatori; çka kemi vuajtur nga vetvetëja; Si e evituam përshëndetjën me grusht; niveli i politikës pacifiste shqiptare në këtë pikë “kritike” ku ishte dhe sa ishte vlerë, e sa antivlerë, cila u evitua në një mënyrë diplomatike nga Adem Demaçi, por u përkrah edhe nga Ukshin Hoti nga burgu, se me asnjë çmim, nuk mund të tolerohët asnjë sinjal i luftës civile, për çështje politike dhe ideologjike, më 1998 -1999 sidomos.
Në kushte të luftës për liri dhe çlirim, është vrejtur një rreshtim i shqiptarëve, të cilët mund të peshohën në tri kategori: në të atillë që e përkrahnin luftën hapur dhe të drejtë e që iu përmbahën të gjitha Programeve Kombëtare të luftës për bashkim dhe çlirim; në të atillë që ishin INDIFERENTË dhe në të atillë që sabotonin hapur luftën, si me deklarata ashtu edhe me veprime në teren, dëm ky sa që gati as 2% e shqiptarëve nuk u përfshi në vijat e frontit të luftës, të cilën e mbështeti edhe NATO, por jo 97% e shqiptarëve të Kosovë dhe 99% e shqiptarëve jashtë saj. Pra, patriotizmin pas çlirimit, duhet të dihet se e kemi të dhuruar nga UÇK, e jo nga politika pacifiste për gjatë gjithë shekullit XX-XXI dhe tutj pa mbarim.
Në lidhje me luftën tonë të mileniumit, jo vetëm indiferentët, por edhe saboterët e hapur, se për armikun mos të flasim, në opinion e patën ngritur një fenomen se: “ po luftuam, po e trazojmë Evropën”! Madje, çarqet e okupatrit patën ngritur teori raciste se: Franca “na ka ndihmuar me 850 000 000 dollarë; Italia me 750 000 000 dollarë; Gjermania me 1 miliardë dollarë; disa shtete arabe me 2 miliardë dollarë”,(më 1994-1999), të gjita paratë paskan pasur destiancion që mos të “fitojë Envrizmi në Ballkan”, e jo të mos çlirohët Kosova. Edhe këtë hipotekë meskine serbo-ruse, Adem Demaçi e ka mohuar kategorikisht me fakte para R. Hollbrukut, sidomos. E vërteta, ato shtete që i dhuruan okupatorit serbian ndihmë finansiare, “për ta quar luftën fashiste deri në fund”, madje edhe kur me Rrezolutë të KS OKB Jugosllavia e Zhablakut e kishte të ndaluar blerjën e armatimkit, me paratë e cekura, Rusia fashiste e furnizonte Serbinë me mercenarë dhe armatim luftarak. Në këtë taborr shtetesh përkrahëse të S. Millosheviqit, drejtëpër drejtë ose terthorazi, përjashtim bënin vetëm SHBA dhe Britania, të cilat nuk e pranuan parullën nzifashiste: “Është gabim në Evropë, me qenë shqiptar”! Po, krejtë çështje tjetër është , kur Presidenti Bil KLINTON (Protestant) lëshoi kushtrim NATO-s se: “Fashizmi serbian duhët të shporrët”; “Konventa krishtere e ftuar për 27 maj 1999 në Beograd, duhet të ndahët nga qëllimi i Luftës së UÇK-ës dhe NATO-s, në përgjithësi”. Dhe, Konventa krishtero-islame e 27 majit 1999 në Beograd, deshtoi jo në saje të bojkotimit, siç kam shkruar më parë, sepse me mungonin faktet, por ka dështuar në saje të luftës së UÇK-ës dhe në saje të bombave të NATO-s.
4. Kush foli në jubileun e 30 të UÇK-ës më 17 nëntor 2024
Krijuesit e historisë flasin në Institutin Albanologjik më 17 Nëntor 2024, gati pa praninë e mediave elektronike. E vërteta, është mbushur Kosova me TV lokale të komunave dhe mëhallave. Dhe po të promovohej ndonjë libër i katundit apo rregjionit, aty do ishin së pakut shumë kamera. Por, nuk duhët të çuditëmi, sepse shteti i Kosovës, është i vetmi në Evropë, që nuk e boton asnjë gazetë informative për popullin e “pashkollë”. Madje, pjesa dërmuese e popullit është e zhgënjyer me debatet televizivive, të cilat në shumë raste, janë arenë e neobajraktarëve, të cilët provojnë frazat e tyre t` i patentojnë si shpikje të “shekullit”, ku shpesh njihet fonema se:” Unë kam thënë i pari”. Po, në Jubileun e UÇK-ës, nuk pati asnjë përpikeje për të marrur merita, as për ta pervetsuar luftën, siç tentohet në Kosovë sidomos nga drejtuesit e LDK, e të cilët janë sabotuesit kryesor të saj pa dielma, pra që luftën e kanë anatemuar, madje e kanë quajtur me gjithëfar emrash fyes, po edhe koncepte të fajshme siç është denominimi: “terroristë; dorë e zgjatur; “Enverista”; Komunista” etj”. Maje “terroristë” na kanë quajtur gati të gjithë diplomatët Perendimor ,një kohë të gjatë, sepse ato qëndrime i kanë “huazuar” prej shqiptarëve pacifista, se për politikanët lindor, as që ka pasur takime.
Pra për luftën çlirimtare në Kosovë folën ata që ishin krator të saj, por disa figura si Zahir Pajaziti, Halil Alidema, Ukshin Hoti, etj, gati pa ndonjë rënje në sy, u injoruan. Sidomos, u injorua rëndësia e Ukshin Hotit dhe posaqerisht Zyra Politike e UÇK në Prishtinë e drejtuar nga Adem Demaçi.
5.Për Luftën në Kosovë është shkruar drejtë por edhe me tendencë
Me miliona shkrime janë bërë për UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë. Shumë prej atyre shkrimeve, ishin të porositura, por kishe edhe shkrime, madje të Nobelistëve që e admironin luftën tonë si: Vacllav Havell, Garcia Markes, Artur Miler, Salaman Ruzhdi, Henri Kizinger, Uberto Eko, e shumë të tjerë. Ndërsa për disa prijës politik shqiptar, lufta e UÇK nuk ishte aq “popullarizuese”, sepse nuk mund të dilnin në plan të parë në synimet e çmimit “Nobel” -për tardhti! E çmim të tillë nuk ka! Fatlumsisht.
Që lufta jonë çlirimatre të njihet më për së afërmi mendoi se duhët lexuar përveç dokuemneteve, edhe këto libra ku është: analizuar realiteti objektiv në Kosovë. E ato libra janë: 1. Millosh Miniq, Lufta në Kosovë, Beograd 2002; Wolgang Petrisch, Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë, Prishtinë 2002; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Tiranë 2007; Talbot, Çernomerdin, Prapaskenat e kapitullimit Millosheviqit, Tiranë 2009; Mario Molnar, SHBA dhe Kosova, Prishtinë, 2013; Blerim Shala, Vitët e Kosovës, Prishtinë.
Shtrohet pyetja, nga këto shkrime a mund ta nxierrim një emrues të përbashkët prej shumicës dërmuese dhe prej dokuemnteve për Luftën e UÇK-ës. Mendoi se po. Pra, kur jemi te kjo temë, mendoi se të gjitha luftëratë deri me rastin e luftës së UÇK-ës 1998/1999, mund të quhën paleoluftë. Kurse lufta e UÇK-ës me plotë kuptimin e fjalës, mund të quhët Neo Luftë. Pra, ku janë dallimet dhe pse i distancojmë skajshmrisht, këto dy epoka. I dallojmë sepse në paleoluftë, agresori vret zakonishtë luftetarë. Kurse në Neoluftë, okupatori vret në shumicë apsolute civilë, njerëz të paarmatosur. Dhe, pse mos ta dokuemntojmë me krahasime kohore. Në Luftën Ballkanike më 1912 nga të vrarët 92% janë janë ushtarë, kurse 8% janë civilë. Vrasaj e civilëve shqiptar u dhjetëfishua pas okupimit të ushtrive: serbe, malazeze, bullgare dhe greke në trevat etnike shqiptare (shiqo: L. Fraindlling, Golgota shqiptare, Wjenë 1913, e tj); në Luftën e Parë Botërore 1914-1918 nga të varët 80% janë ushtarë, kurse 20% janë civilë; në Luftën e Dytë Botërore 1939-1944 nga të vrarët 60% janë ushtarë, kurse 40% janë civilë; në Luftën e UÇK-ës 1998-1999 nga të varët 92% janë civilë, kurse 8% janë ushtarë (përafërsisht-HB). Por, në radhët e ushtrisë NATO-s për 78 ditë luftë (bombardime) nuk u vra asnjë ushtarë.
6.Pse lufta e dhqiptarëvenë Rambuje (1999) prap u injorua?
Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës Dytë Botërore ka qenë objekt i pazareve, që Serbisë (Lexo Jugosllavisë titiste) me ia plotësuar çdo kërkesë. E vërteta, deri më 1966 shqiptarët naivisht mednuan se janë “çliruar nga prangat”. Por, viti 1968 i tregoi botës Perendimore përmes demonstratës se pakënaqësia shqiptare në RSFJ është e argumentuar. Pas kësaj ngjarëje rrevolucionare, pasuan ca ndryshime kozmetike, por viti 1981 tregoi se popullsia e re shqiptare në Jugosllavi, më nuk pajtohet me asnjë lloj robërie, prandaj provoi të ngritët në kryengritje, për çka në Besi u themeluan dy çeta kryengritëse shqiptare. Çetë kryengritëse ishte edhe ajo e më vonëshme e Ali Ajetit. Por, kur sllovenët dhe kroatët filluan të luftojnë për liri, lufta në Kosovë erdhi e u bë e pashmagshme, sidomos pas mizorive dhe gjenocidit që ndodhi mbi boshnjakë në Bosnje më 1995. Prandaj, dalja publike e UÇK-ës më 28 Nëntor 1997, për ata që kishin sy e vesh nuk duhej të kishte dilema. Lidhur me këtë, pasuan bombardimet e NATO-s nga 24 marsi 1999, por agjenturat serbiane sidomos gjatë kësaj kohe (1998/99) e militarizuan Kosovën. Madje, agjenturat serbe dhe ruse u instaluan edhe në Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës, e deri në shtëpinë e Presidentit Ibrahim Rugova ( si Renata Fllotao, një agjente gjermane që punonte për Stanishiqin). Ishte mbuluar shqiptaria pra me agjentë, sepse mendohej rasti në Bosnje më 1995 kur në BESË të OKB ndodhi Srebernica, në besë të Rrezolutave të KS OKB për Kosovën nga 31 marsi 1998 (Rrezoluta nr. 1160) e deri te bartëja e kufomave shqiptare nepër Serbi gjatë prillit dhe majit 1999, Millosheviqi dhe shtabi i tij mendonin se është: “shansa e fundit që të spastrohet Kosova nga shqiptarët e rreligjionit islam”. Dhe bota arabe, ishte vënë në dilemë, madje Jaser Arafati dhe Kryetari i Libis Muamer Gadafi, madje edhe kryetari i Italisë Lambero Dini dhe vet kreu i Vatikanit në msheftësi e përkrahën Kongresin e Vaselenës të ftuar nga Kisha Ortodokse Serbe më 27 maj 1999në Beograd, ku duhej të përgatitej sheshi triumfal i ngadhnjimit të: “Krishtërimit mbi islamin dhe të vëndoset një rreligjon UNIJAT në Evropë”. Në këtë UNIJATIZËM, investuan edhe nja 40 milionë muslimanë nga Bashkimi Sovjetik me imamët e tyre, ndërsa S. Millosheviqi për të satën herë provoi ta tradhtoi tërë diplomacinë Evroperendimore. Por duhët të dihët se lufta e UÇK nuk e ka pasë asnjë segment veprimi rreligjioz, jo, ajo luftë ishte kombëtare shqiptare, për liri. Mbi të gjitha, e për çdo gjë, Bil Klinton dhe Toni Bler, kishin vendosur ndryshe, sepse i kishin informatat me kohë nga Shtabi i shqiptarëve që bënte luftë mbrojtëse, se duhët të mbrohet dhe shpëtohët shqiptaria nga shfarosja.
Mbi të gjitha, notën më pozitive që ta kthej luftën e UÇK-ës dhe bombrdiemt e NATO-s në fitore madhështore e bëri kthimi në afat REKORD i rrefugjatëve shqiptarë në torjet e veta, duke jetuar me dhjeta ditë edhe nën qiellin e hapur, por në Kosovën e lirë, së cilës i vinte era shkrum dhe barot armiku.
7.Të arriturat e Qeverisë Kurti nuk mund të injorohën
Kritizerë politik, kritikoni, por ofroni zgjidhje, medje zgjidhje afatgjata për fatin e Kosovës, pasi po “garantoni” me fjalimt e jueja se: dini më mirë për të qeverisur. Po, 30 vjetori i UÇK nuk po tregon se keni as dituri e as kuadro që janë në harmoni me fjalimet e jueja. E vërteta, siellja e UNMIK –ut sipas Rrezolutës KS OKB nr. 1244, ishte fillim dhe mbarim shfaqje antishqiptare, me shumë pengesa dhe prapaskena korruptive. Ishte ashtu sepse të haujtë (përshtypje nga tri biseda të gjata me B. Kushnerin-HB), jo vetëm ai por edhe i tërë stafi i tij mendonin se Kosova është: “një vend afrikan”. Madje gjatë gjithë qershorit 1999, është propoganduar moskthimi i shqiptarëve në Kosovë, kinse pa u krijuar kushtetët. Të njejtin avaz e pati vazhaduar EULEX kohë më vonë me opstruksione dhe paragjykime ndaj shqiptarëve. Por, të kuptohemi, i vetmi pushtet që “rregjimet” neokoloniale në Kosovë pas çlirimit, i qiti jashtë lojës gati në tërësi, është pushteti i Albin Kurtit dhe Qeveria e Tij me këto fakte: 1. I ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë; 2. E ndaloi çdo referedum të Serbisë në Kosovë; 3. I ndaloi tabelat e veturave të Serbisë në Kosovë dhe institucionalizoi reciprocitet, i cili po zhvillohet pa asnjë problem; 4.U vendos ligji i pagesave të rrymës për të gjithë konsumatorët; 5.Ndaloi dinarin si mjet çarkullimi në Republikën e Kosovës; 6. I mbylli të gjitha postat ilegale të Serbisë në Kosovë si mbeturuna të kohës okupacionit; 7.I eliminoi bandat e orekstrauara nga Beogradi në Veri të Kosovës; 8. U mbyllën komunat paralele dhe në komuna u vëndos Flamuri i Republikës Kosovës; 9. Ndërtoi stacione policore zyrtare me mbishkim Republika e Kosovës; 10.I ktheu pronat e shqiptarëve në Veri të Kosovës; 11. I shkatrroi labaratoriumet e drogës në Veri të Kosovës; 12. I mbylli rrugët ilegale të kontrabandimit të mallërave; 13.I ndaloi kamerat vezhguese të BIA- Serbiane; 14. Vuri kontrollin e plotë shtetëror mbi Ujmanin; 15.Planprogramet shkollore janë detyrë e radhës, si dhe hapja e Urës Ibrit, për çarkullim të veturave, që do të zyrtarizohën në bashkpunim me Aleatët Perendimor si me: SHBA dhe BE, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
8. Kritizerët ndaj Qeverisë Kurti duhët të mësojnë
Kritizerët ndaj Qeverisë Kurti janë në fushatë elektorale para kohe, por askush nuk i pengon të ofrojnë kritika konstruktive që i ndihmojnë Republikës Kosovës, pra që ofrojnë zgjidhje. Prandaj, në pika koncize po i shtrojmë një nga një çështjet kruciale çka i ka realizuar kjo Qeveri, jo vetëm në veriun e Kosovës por në tërë Republikën:
Së pari, asnjëri prej kritikuesëve nuk e din pse Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Antoni Blinkenin “naiv”. E ka quajtur, sepse Blinken nuk e njeh historinë gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe pozicionin e pandryshuar serbian që me asnjë shenjë nuk është duke treguar se do të pushojë në ofenzivën për riokupimin e Kosovës. Diplomatët Perendimor në luftën për ta afruar Serbinë fashiste kah perendimi, nuk po e kuptojnë se Beogradi ka pretendime: për zgjërim kah Kroacia, për riokupim të Bosnjës, për riokupim të Mlait Zi, për riokupim të Maqedonisë. Edhe më kjartë, prandaj jo vetëm që Blinken ishte naiv, por nuk e shiqonte realitetin me sy objektiv në Ballkanin Perendimor, e që tregoi sulmi terrorist serbo-rus në Bajë më 24 mars 2023, tregoi rrezultati i zgjedhjeve brenda në SHBA më 5 nëntor 2024.
Së dyti, Rroli i Gjorgj Sorrrosit alias Aleksandër Sorrosit në Beograd, Tiranë dhe Shkup ishte dhe po të fitonte Partia Demokratike në SHBA, magnati “Sorros”, do të ishte që Kosovës të paktën t` i mirret veriu, ose të këmbehën territore, si mjet për të hyrë Beogradi prap në lojën e kufijëve, me të cilët po luan nga koha e Kongresit Berlinit më 1878.
Së treti, Po të pyetej Vashingtoni dhe Brukseli, bandat e Radojçiqit do të ishin ende në Veri të Kosovës. Këtë fakt e them unë si punëtor shkencor që nuk mirret me politikë të asnjë lloj “bixhozi” të trilluar nga Presidentja mendjemadhe Vjosa Osmani, madje e shashtrisur ndaj Ibrahim Rugovës dhe urrejtëse ndaj Hashim Thaçit, i cili ishte drejtues i UÇK-ës, po që e shpalli Kosovën të pavarur dhe sovrane më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, në prani edhe të ndërkombëtarëve, me dallim se në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nuk kishte përfaqsues ndërkombëtar. Pra Zonja Presidente, me që jeni juriste, duhët seriozisht të folni dhe veproni në kohë dhe rrethana historike. Mbi të gjitha le të dihet se u nevoit që zyrtarëja e Britanisë, të na tregonte publikisht se: “Manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi të armatimit”. Për këtë vrejtje duhet ta mbajnë kokën ulët shumë institucione përgjegjëse, e ku mbi të gjithë peshon funksioni i Presidencës, përgjegjës për sigurin e shtetit. Dje (më 24 mars 2023) atë deponi armatimi Qeveria e Albin Kurtit e likvidoi pa e pyetur askend. Po, Opozita në Kosovë me qëndrimin që po e sheshzon, po rrezulton se Deponinë e Armatimit në Manastir nuk është dashur për ta shporr. Madje po të pritej kordinimi me BE-n, besoi se pas dhjetë vitesh debate boshe, Brukseli do ta “ngrinte” çështjën e Bajës, pra nuk do ta zgjidhëte, sepse don që të mbetët në “lojën e pleqnarit” për kohë pambaruese.
Së katërti,Nuk ka kategori shoqërore jetësore dhe punuese në Republikën e Kosovës, që Qeveria e Kryeministrit Kurti nuk ia ka rritur të hyrat (rrogat dhe pensionet) nga shteti.
Së pesti, një përkujdesje më e madhe për pjestarët e UÇK-ës ka qenë e nevojshme , edhe pse dihet se as unë e as Albini nuk iu kemi bashkuar Zyrës Politike të UÇK-ës për ndonjë interes personal.
Së gjashti, gjatë viteve 1998/99 është folur jo publikisht por nga kënde të ndryshme NAÏVE duke bërë pyetje: “Pse nuk po hynë Shqipëria në luftë; po të ishte Enver Hoxha në pushtet, Ushtria e Shqipërisë tash do të ishte në fronte”, e opsione tjera të shkollës kritizerëve dhe saboterëve, krejtë me prapavi që lufta e UÇK-ës të defaktorizohët. Dhe gati të vetmit ishin: Hakif Bajrami, Fehni Baftiu, Gjyktekin Shehu dhe Skender Kastrati si këshillatarë të Bacit, dhe Albin Kurti si Sekretar i Adem Demës që ishim kundër hyrjës së Shqipërisë në luftë. Kjo për faktin se ne ishin që Shqipëria të na ofron dhe ndihmon me aramatim, sepse atë e posedonte . Ne të Zyrës Politike të UÇK i kishim informatat nga koha e Enver Hoxhës, për armatimin i kishim nga dora e parë. Pra e dinim që Shqipëria NËNË kishte armatim të luftës konvencionale për 12 vjetë, për 10 milionë banorë.
Por, mbane në mend lexues të nderuar: me automatizim nëse Shqipëria do të hynte në luftën e Kosovës më 1998/99, përjashtohej mundësia e ndërhyrjës së NATO-s, për të cilën kishim informata të sigurta sepse nga goja e R. Hollbrukut kishim dëgjuar në tetor 1998: “ Jemi kah e vrojtojmë situatën në Kosovë. Pas 23 marsit, vjen 24 marsi”! Dhe ne, këtë fjali indikative e analizuam, dhe erdhëm në përfundim se: “Pas 23 marsit 1989, vjen 24 marsi 1999”, që do të tjhot pas dhjetë vjetësh por vjen. E me hyrëjën e Shqipërisë në luftë, do të hapej mundësia që Ushtria e Serbisë që furnizohej me armatim nga Rusia, Irani, Kina dhe ca vende tjera që i jepnin para kesh si disa vende arabe, por edhe disa vende që e përkrahnin Milloshin tinzisht si: Italia dhe Franca, dhe Kosova me Shqipërinë ta ndoshta do ta humbin luftën, para këtyre fuqive, çka pastaj. Pra plus, hapej shansa e okupatorit në anën tjetër që të mbetej Kosova pa popullsi shqiptare brenda, dhe serbizimi të përsëritej sikurse Sanxhaku i Nishit më 1877. Konkulza jonë ishte se nuk mund të kërkohët asnjë territor, po nuk pate popullsi kombëtare aty.
Së shtati, asnjë zyrtarë politik dhe shtetëror në Republikën e Kosovës nuk ka qenë aq fuqishëm kundër Gjykatës Speciale sa VV dhe Albin Kurti. Albin Kurti ishte edhe kundër dhuratës së 8000 hektarëve tokë Malit Zi, për çka sugjeronin SHBA dhe BE. Po, Albini u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e shqiptarëve që iu dhuruan Manstirit Deçanit, por ai vendim pasoi me liberalizimin e vizave. Pra, politikanët dhe populli duhet ta matin çdo veprim dhe të shfaqin kritikë konstruktive por jo dekonstruketive dhe pa argumente.
Madje edhe Vesli Llark e pati thënë se NATO nuk ka llogaritur se me rastin e bombardimeve shqiptarët e Kosovës do të detyrohën ta marrin rrugën e rrefugjatit. E ky fenomen në vetinë shqiptare është për t` u studiuar. Madje për t` u studiuar mbetët edhe fakti, se rrefugjatëve në fillim u sygjerohej që nuk duhët të kthehën, madje u tha hapur se nuk do të lejohën të kthehën, ashtu si u kthyen pa i degjuar këshillat e Ndërkombëtarëve. Refugjatët shqiptarë janë një fenmen historik sepse: Po t` i dëgjonin këshillat e ndërkombëtarëve , Kosova nuk do të kishte atë vëndosje të popullsisë nepër shtëpitë e rrenuara me aq entuziazëm, por ai vrull patriotik që i vinte era barot po edhe shkrum, nuk e trembi asnjë njëri . Po, merita kryesofre në këtë fenomen qëndronte në besimin e shqiptarëve në Ushtrinë e vetë kudo nepër Kosovë, në BESIMIN ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj bijëve më të ndritur të Kombit që kishin mbetur në Kosovë duke luftuar, prandaj bashkimi me ta ishte “vlerë e shtuar”, e luftës më të lavdishme të civilizimit, pas vitit 1945.
Pra, duhet të dihet se është fenomen i psikologjisë shqiptare, prandaj edhe i Kryeministrit Republikës Kosovës me i respektuar miqët, por jo të ushtrojë inferioritet sepse inferioritetin nuk e duronte kurrë Adem Demaçi, prandaj për mos me u konsultuar më 2023: a me i sulmuar apo jo bandat e Radojçiqit dhe Vuçiqit në Veri të Kosovës, është shembull për respekt dhe i drejtë në çdo aspekt. Pra, po të vëndosete Kryeministri Kurti, në anën tjetër : policët, gjykatësit, prokurorët dhe nëpunsit serbian nepër komuna nuk do ta lëshonin punën, sikurse na largoi nga puna më 1990/91 fashisti Sllobodan Millosheviq e kompania e tij. Pra, nuk dihet pse na janë vënë sanksionet qe dy vite!!!
Mbi të gjitha, asnjë ndërmarrje Kryeministri Albin Kurti nuk e ka bërë e që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës Kosovës. Pra Albin Kurti është kuadër nga shkolla e Adem Demaçit, e që shpresojmë se do jetë në krye të shtetit edhe në mandatin vijues me rrezultate të reja me pranim në Këshillin e Evropës dhe në OKB, pse jo, kur të profesionalizohet edhe më fuqishëm Ushtria dhe Policia e Republikës Kosovës të bëhemi edhe antar të NATO-s.
9. Emisioni ndaj të cilit asnjë shqiptar i sinqert nuk mund të jetë indiferent!
Më habit fakti se si Profesor Blerim Latifi kishte pranuar të jetë në atë shoqëri , për të cilën vlen një diagnozë: Eutanazia maniaco depresiva agresivus contra populis. Por, nuk mendoi se janë shfaqur në origjinal: Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Valon Syla dhe Dukagjin Gorani me fajin e tyre. Jo, ata i ka përzgjedhur Lenard Perçuku, sipas shijës dhe pozës së kompjuterit që e mban para veti, e të cilën ia dikton Berati. Dhe t` i prezantojmë një nga një nuk e shoh të nevojshme, pasi që nuk i njoh personalisht asnjërin, e aq më parë moderatorin. Mbi të gjitha, Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala janë një tandem gazatarësh, të cilëve u afrohet vetëm edhe njëfar Lirim Mehmetaj (quhët), në këtë kohën e anarkisë nepër televizione. E vërteta, më duekt se ky emsion me sugjerim të Berat Buzhalës dhe Baton Haxhiut në T7. ka provuar të jetë kopje e Parlamenitit, i cili nuk zhvillon “luftë”, për plotësimin e normës dhe rregullorës së Kuvendit, (aprovimin e kigjeve), por çdo mbledhje e tij është dhe mbetët një avanturë elektorale, për fat jo me fajin e Kryesisë. E them këtë, sepse janë 4-5 deputetë aty në Kuvend që para çdo senace marrin detyra nga shtabet që ua çakordojnë seicilit rendin e konfrontimeve, për ta akuzuar pastaj VV-ën. Dhe për ta fituar këtë bindje, mjafton të shihen vetëm dy senaca, ndoshta jo radhazi e të fitohet fotografia se ku jemi me legjislativin. E vërteta, Kryetari i Parlamentin është një burr i sinqertë, sepse nga origjina familare, nuk ka si të jetë ndryshe. Por, nga obligimet duhët të jetë më i ashpër.
Në fund kujtoi se lufta e UÇK-s nuk e meriton një pozitë të tillë që të provojnë, e ta siellin disa parti opozitare vlerën e UÇK-ës, në pyetje me të vetmin qëllim për ta marrë pushtetin. Populli, po ndien e dhe po sheh realitetin. Mbledhjet në Kuvend (kritikat e Opozitës) dhe llojet e emisioneve si ai i L, Perçukut më 21 nëntor 2024 vetëm sa ia shtojnë shansat, që partia Vetëvendosje ta fitojë edhe një mandat të dytë më 9 shkurt 2025 me një përqindje 53%. Ndërsa Jubileu i 30 i UÇK-ës ishte dhe do të mbetët obligim që më me seriozitet t` i nderojmë heronjët luftetarë të çlirimit Kosovës, dhe krijimit të shansës për bashkim etnik në një Shqipëri Etnike.
Shkrimi iu kushtohët Sabit Gecit dhe Ilir Konushefcit!