By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të hënën e ardhshme debati për 4 vjet qeverisje të Kurtit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të hënën e ardhshme debati për 4 vjet qeverisje të Kurtit
Lajme

Të hënën e ardhshme debati për 4 vjet qeverisje të Kurtit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 2:22 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës më 2 dhjetor do mbajë seancën e re plenare, ku do të diskutohet për katër vjet të qeverisë Kurti. Ndërsa, 5 dhjetor do të mbajë dy seanca tjera. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, nga mazhoranca thanë se synojnë në këto seanca të shtyjnë përpara agjendën parlamentare të pushtetit.

 

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se kërkesa e opozitës për qeverisjen Kurti ka qenë e kamotshme, por me gjithë gatishmërinë e kryeministrit dhe Vetëvendosjes ajo ishte shtyrë disa herë me kërkesë të vetë opozitës.

 

“Synojmë që në masë të madhe të përmbyllim projektligje që janë në lexim të dytë në mënyrë që përmbyllja e mandatit të tetë të kurorëzohet me të gjitha projektligjet që kanë qenë bazë e programit zgjedhor e besimit të qytetarëve për të shtyrë përpara reformën në drejtësi,  në ekonomi e në administratë publike”, tha ajo.

Kusari-Lila pranoi se gjatë këtij katër vjeçari kanë pasur kriza të jashtme e të brendshme.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur kriza të ndryshme të brendshme e të jashtme, që besojmë se me sukses ia kemi dalë të mbajmë për herë të parë legjislaturën e plotë që nga shpallja e Kosovës, shtet i pavarur”, deklaroi ajo.

E pyetur nga gazetarët se kush ka luajtur bixhoz me shtetin, duke iu referuar fjalimit të presidentes javën e shkuar në Kuvend, Kusari-Lila tha se nuk është ajo që duhet t’i japë përgjigje fjalimit të presidentes.

“Nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje për fjalimin e presidentes. Mendoj që secilit në rolin e vetë kushtetues i takon të bëjnë vlerësimin e vetë. Është e rëndësishme që vendi, shteti, dhe krerët institucional janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë dhe ne si pozitë do të mundohemi me përkushtim e nder ta përmbyllim këtë legjislaturë që ka pasur jo pak sfida”, tha ajo.

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, debatin e së hënës së ardhshme e ka quajtur si më të rëndësishmin deri tash meqë, sipas tij, legjislatura po shkon drejt fundit.

“Do të ketë disa seanca, ajo që është më e rëndësishme është seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja 4 vjeçare e Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Aty do të jetë vëmendja kryesore, aty do të diskutohen veprimet e mos veprimet për  4 vjet dhe do të diskutohen masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto 4 vite”, tha Gashi.

I pyetur për dialogun me Serbinë, Gashi tha se nuk pret zhvillime në këtë proces meqë vendi është drejt një procesi zgjedhor.

Ndërkaq, Besnik Tahiri i AAK-së, parti kjo inicuese e debatit për 4 vjet qeverisje të Kurtit, tha se pret që kreu qeveritar të jetë në seancë e të mos t’i ikë ballafaqimit me opozitën.

“Ai herën e fundit ka qenë në kuvend më 24 maj dhe në seancën e fundit për buxhet. Nëse ikë edhe nga ky debat ai e merr barrën e dështimit,  është ikje prej së vërtetës”, tha ai.

I pyetur rreth fjalimit vjetor të presidentes, Tahiri  tha se AAK-ja nuk ka marr pjesë njëjtë sikurse vitin e shkuar, por që i quajti të vonshme deklarimet e shefes së shtetit.

“Deklarimi i presidentes është i vonshëm e deklaratat se nuk mund t’i besojmë BE-së nuk i kuptoj as nuk i mirëkuptoj. Qysh nuk i beson një institucioni që i ke rënë në të dy gjunjët e po i kërkon anëtarësimin, po i kërkon të bëhesh vend kandidat. Këtë qasje, këta njerëz, këta liderë institucional duke përfshirë Osmanin e Kurtin, këta nuk po dinë nga ka ardhur liria, qysh u bë shteti, me kënd u bë”, tha ai.

Kur foli për buxhetin e Republikës ai tha kundërligjshmëria edhe në buxhet edhe në tema të tjera është normuar, porse, sipas tij, buxheti do të ndryshohet nga një qeveri e re.

You Might Also Like

Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gruaja e ish-presidentit, Abdixhikut: Je duke e vazhduar rrugën e Ibrahim Rugovës, shpresoj të fitojmë

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Krasniqi të rinjve të PDK-së: Ju e ndryshoni kahjen politike të vendit
Një ruse dogji kufomën e burrit të saj për hir të një “riti sllav” të regjistruar në luftë
Tusk: Udhëheqja e vërtetë do të thotë të respektosh partnerët, jo imponimin
Lajçaku do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?