By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim
Rajon / Botë

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 10:52 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.

“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.

“Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomit në Detin Baltik rishtazi, për çka zyrtarët kanë thënë se mund të ketë qenë sabotim.

Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit.

Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia.

Avioni i mallrave, që i përkiste kompanisë DHL, u rrëzua, derisa po përpiqej të ulej në aeroportin e Vilniusit. Si pasojë u vra piloti spanjoll i avionit dhe u plagosën një tjetër anëtar ekuipazhi spanjoll, një gjerman dhe një lituan, sipas zyrtarëve të aeroportit dhe policisë së cituar nga Reuters.

Zjarrfikësit nuk kanë qenë në gjendje ta zbulojnë nëse avioni kishte filluar të digjej ose të copëtohej sa ishte ende në ajër. Autoritetet janë ende në kërkim të kutive të zeza që regjistrojnë të dhënat e fluturimit.

Komisionari i Përgjithshëm i Policisë Lituaneze, Arunas Paulauskas, tha se anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit u treguan hetuesve se nuk kishte tym, zjarr apo ndonjë situatë emergjente në kabinë para rrëzimit të tij. Ai gjithashtu tha se mundësia e ndonjë ndikimi nga një forcë e jashtme është shumë e ulët.

Rrëzimi i avionit ndodhi pas një sërë zjarresh në depot e DHL-së në Britani dhe Gjermani gjatë verës.

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë janë cituar më herët këtë muaj ta kenë lidhur serinë e zjarreve me një operacion të dyshuar rus që kishte për synim shkaktimin e zjarreve në avionë mallrash ose pasagjerësh që udhëtonin drejt Amerikës së Veriut.

The Wall Street Journal citoi zyrtarë të sigurisë duke thënë se pajisjet që u ndezën në korrik në depot e DHL-së në Leipzig dhe qytetin britanik të Birmingemit ishin pjesë e një prove.

Muajin e kaluar, zyrtarët polakë thanë se katër persona u arrestua si rezultat i hetimit për pako u përfshinë nga zjarri rrugës për në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Aktivitetet e katër personave “përbënin sabotim dhe diversion të lidhur me dërgimin e pakove, që përmbanin eksplozivë të maskuar dhe materiale të rrezikshme, përmes kompanive të aviacionit drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, të cilat shpërthyen spontanisht ose shpërthyen gjatë transportit tokësor dhe ajror”, thanë prokurorët polakë në një komunikatë më 25 tetor.

Kanadaja, në fillim të nëntorit, shprehu shqetësim para zyrtarëve rusë pas njoftimit për arrestimet.

Rusia u përgjigj duke e thirrur një diplomat kanadez më 8 nëntor për t’i kundërshtuar akuzat se shërbimet sekrete ruse kishin orkestruar fushatën për të dërguar pako shpërthyese.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

TAGGED: #Lituani, #Rrëzimi i avionit, #Sabotim
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Duke vdekur ngadalë pa terapi.” Personat e infektuar me HIV nuk lejohen të largohen nga fronti

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progresin e Kosovës
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez
Wisner mesazh urimi Shqipërisë nga qendra të larmishme historike
Nushi drejtuar aktivistëve të VV-së: Ejani e kundërshtojmë bashkë Zajednicën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?