By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Lajme

Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 10:44 AM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës. Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse.

Ndryshe Më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shpalli fajtor Shala për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Mbrojta e Shalës ka apeluar aktgjykimin dhe dënimin.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me krime lufte të kryera afërisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, në Fabrikën e Metalit në Kukës (FMK), një fabrikë e dikurshme për përpunimin e metalit në Kukës, në veri të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, FMK-ja shërbeu si shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u përdor për një sërë qëllimesh, përfshirë për rekrutim, mobilizim dhe logjistikë. Disa anëtarë të UÇK-së e përdorën edhe për të mbajtur të ndaluar, marrë në pyetje dhe keqtrajtuar persona për të cilët mendohej se bashkëpunonin, kishin lidhje ose ishin simpatizantë të autoriteteve serbe, ose të cilët konsideroheshin se nuk përkrahnin mjaftueshëm përpjekjet e UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Sipas njoftimit, numri i gjithsejtë i të ndaluarve në FMK gjatë periudhës që lidhet me akuzat nuk dihet, por sipas vlerësimit të Trupit Gjykues duhet të ketë qenë rreth 40 persona, përfshirë tri të ndaluara femra. Trupi Gjykues arriti të identifikonte tetëmbëdhjetë (18) persona.

Trupi Gjykues konstatoi se ata u mbajtën në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese, në dhoma të vogla, pa ujë, ushqim dhe kujdes mjekësor të mjaftueshëm, nuk i lejuan të pastroheshin ose të ndërronin teshat. Të ndaluarve nuk u dhanë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe nuk patën mundësinë të kundërshtonin ligjshmërinë e mbajtjes në ndalim.

“Të ndaluarit gjithashtu u morën në pyetje ashpërsisht, më së shpeshti gjatë natës, dhe u detyruan të jepnin deklarata ose të bënin deklarata pranuese. Ata u keqtrajtuan psikologjikisht dhe fizikisht dhe disa prej tyre i detyruan të bënin punë fizike. Si pasojë, të ndaluarit jetonin në frikë të vazhdueshme. Keqtrajtimi brutal u shkaktoi të ndaluarve lëndime afatgjata fizike dhe mendore. Disa prej të ndaluarve humbën aftësinë për të fituar jetesën ose për të mbajtur familje. Disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin karrierën ose shkollimin, sepse konsideroheshin si familje spiunësh”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Njëri prej të ndaluarve u qëllua me armë zjarri nga një anëtar i UÇK-së, pasi ishte keqtrajtuar rëndë nga një grup ushtarësh të UÇK-së. Ai vdiq si pasojë e lëndimeve nga armë zjarri dhe refuzimit të trajtimit mjekësor të duhur.

“Më maj/qershor 1999, z. Shala ishte anëtar i UÇK-së. Ai ishte i pranishëm fizikisht në FMK disa herë dhe së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së, mori pjesë në transferimin e njërit prej të ndaluarve në FMK, dhe marrjen në pyetje dhe keqtrajtimin brutal të disa të ndaluarve. Ai mori pjesë gjithashtu në keqtrajtimin brutal të të ndaluarit i cili vdiq pasi u qëllua me armë zjarri. Ndonëse z. Shala nuk kishte rang ose pozitë zyrtare të përcaktuar në UÇK, ai megjithatë kishte njëfarë autonomie në FMK. Gjatë gjykimit, Trupi Gjykues dëgjoi 22 dëshmitarë, 10 të thirrur nga Prokurori i Specializuar, 2 të thirrur nga Mbrojtësja e Viktimave , dhe 10 nga Mbrojtja. Gjykimi u zhvillua në kontekstin e atmosferës së vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve”, thuhet në komunikatën e Speciales. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

TAGGED: #Gjykata Speciale, #Pjetër Shala
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova në CEFTA me fusnotë* pa Republikë!

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Ushtria ukrainase raporton rritje të viktimave pas ndalimit të SHBA për shkëmbimin e inteligjencës
“Në jetë gjithçka është e arritshme” – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda
Flick i zhgënjyer me skuadrën që barazoi me Getafe
Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?