By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë politike që po shkatërrojnë gjithçka
July 7, 2025
Siguria e Kosovës në rrezik, kërkohet veprim ndërkombëtar
July 7, 2025
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca dhe Vukić diskutojnë rritjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e të dhënave personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca dhe Vukić diskutojnë rritjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e të dhënave personale
Lajme

Konjufca dhe Vukić diskutojnë rritjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e të dhënave personale

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 8:50 PM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), Zdravko Vukić, i cili u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij dhe zëvendësambasadori i Kroacisë në Kosovë, z. Nedjeljko Špilek.

Gjatë këtij takim u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi se ky bashkëpunim sjell përvojën kroate në vendin tonë duke i shërbyer Kosovës në rritje të kapaciteteve të saj, në një drejtim që thellon edhe më tutje raportet ndërinstitucionale mes vendeve tona dhe përbën kontribut në synimin tonë të harmonizimit me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave.

Kryetari Konjufca e falënderoi z. Vukić për mbështetjen dhe angazhimin e tij në drejtim të këtij bashkëpunimi, por edhe për kontributin në anëtarësimin me statusin e vëzhguesit të Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi në organin e pavarur të Bashkimit Evropian të mbrojtjes së të dhënave (EDPB), ku Kosova dhe kjo agjenci përfiton nga kapacitetet që ofron ky mekanizëm deri në përmbushje të plotë të standardeve evropiane. Kosova ka përmbushur obligimet ndërkombëtare për të harmonizuar rregullativën e saj ligjore për mbrojtjen e të dhënave me ato të BE-së dhe puna e institucioneve tona do të vijojë.

Komisioneri kroat i mbrojtjes së të dhënave dhe zëvendëskryetari i EDPB-së, Zdravko Vukić e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për Kosovën në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë, e po ashtu u pajtua për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve të vendeve tona përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

TAGGED: #Glauk Konjufca, #Zdravko Vukić
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Rezistenca e shqiptarëve kulmoi me çlirim e pavarësi të Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Strakosha, zyrtarisht pjesë e ekipit grek
Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë
Për shkaqe sigurie manifestimi i “Vidovdanit” nuk do mbahet në Gazimestan
VIDEO Zjarret po shpërthejnë në Portugali. Tre persona humbën jetën, një zjarrfikës vdiq nga një atak në zemër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?