By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova, lider rajonal në shërbimet e internetit dhe komunikimeve elektronike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti: Kosova, lider rajonal në shërbimet e internetit dhe komunikimeve elektronike
Lajme

Kurti: Kosova, lider rajonal në shërbimet e internetit dhe komunikimeve elektronike

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 9:27 PM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), bashkë edhe me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri veçoi se kjo është një ditë për të reflektuar mbi rrugëtimin e ARKEP-it, dhe për të festuar sukseset që janë arritur në avancimin e fushës së komunikimeve elektronike e shërbimeve postare, të cilat i rregullon ky rregullator.

“Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë. Edhe në telefoninë mobile, përkatësisht 4G e 5G, edhe në lokacione fikse, pra, në amvisëritë e në bizneset tona. Shërbimet postare në Kosovë kanë njohur hov të lartë të zhvillimit, shpejtësi, kudondodhje dhe cilësi”, theksoi ai.

Kryeministri tha edhe se ARKEP-i ka luajtur një rol kyç në transformimin e komunikimeve elektronike e postare në vendin tonë. Me këtë rast, kryeministri veçoi disa nga arritjet më të spikatura të viteve të fundit.

“Me rimëkëmbjen e operatorit publik dhe kujdesin e veçantë për aplikim të teknologjive të sigurta e me origjinë nga vende mike, si Qeveri i kemi dhënë sinjale të qarta dhe pozitive këtij sektori. Të dy operatorët e telefonisë mobile po e zgjerojnë shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5G, përfshirë këtu edhe veriun e vendit tonë. Të dy këta bashkë, me shërbimet e tyre, do të jenë të dobishëm për publikun, qytetarët, bizneset dhe institucionet e Kosovës”, shtoi kryeministri, duke theksuar se Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe penetrimit të shërbimeve të internetit në amvisëri e biznese.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë rrugëtim nga ekipi i ARKEP-it e deri te profesionistët e palodhur, zyrtarët, administratën, Ministrinë e Ekonomisë, dhe partnerët tanë zhvillimorë. “Falë vizionit pasionant dhe punës suaj të pandalshme, sot mund të themi se Kosova është duke u bërë një rast suksesi në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare”, përfundoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

TAGGED: #Albin Kurti, #ARKEP
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjendja e Lirisë së Shtypit në Botë

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
Guvernatori i Utah-s: “Ne do të kërkojmë dënimin me vdekje për vrasësin e Kirkut.
Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për moscertifikimi i Listës Serbe
Hovenier: Mirëpresim përpjekjet e Kosovës për luftim të korrupsionit
Arona Krasniqi: Jemi shumë të motivuara për Evropianin e hendbollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?